Durrës Bulevardi Dyrrah, problemi i përditshëm i drejtuesve të automjeteve

Durrës Bulevardi Dyrrah, problemi i përditshëm i drejtuesve të automjeteve

Diskriminimi dhe margjinalizimi që pengojë Romët pa shtetësi në Shqipëri.
Bysheku, pika turistike e famshme pranë Elbasanit braktiset nga turistët, ja arsyeja
Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.

Bulevardi “Dyrrah” po shkon drejt degradimit të plotë . Pllakat e thyera përgjatë gjithë këtij aksi ,jo vetëm e kanë kthyer në një imazh që të vret syrin,por dëmton çdo automjet që kalon në të. Drejtuesit e autoveturave pranojnë hapur problematikën ,duke theksuar se kjo kosto financiare e tyre rëndon në xhepat e tyre.

“Kjo rrugë është shkatërruese për makinat,vetëm me gominat nuk po ja dalim dot”.

Edhe këmbësorët konstatojnë dëmtimin e bulevardin kryesor të qytetit ,I cili po shkon dita ditës drejt degradimit. As fushata zgjedhore që sapo lamë pas,nuk mundi ta kthej vëmendjen e Pushtetit Vendor nga bulevardi “Dyrrah”,I cili është kthyer në një burim shkatërrimi për të gjithë automjetet që kalojnë në të.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0