Bashkia e Durresit ka njoftuar tregtaret vetem me ane te disa letrave te varuara neper markate mbi zhvendosjen e saj ne nje zone larg qendres se qytetit, ne fushen e reres apo ish fidanishtja sic njihet nga qytetaret e Durresit.
Tregtaret shprehen te shqetesuar per shkak se vendi ku bashkia kerkon t’i zhvendose, eshte ne qiell te hapur.Vendi sipas tyre, nuk ka asnje kusht per qendrimin e njerezve, kjo per shkak te nxehtesise . Gjithashtu ushqimet qe ata tregtojne nuk mund ti rezistojne vapes dhe prishen shume shpejt.
Ata shtojne se nuk kane asnje informacion tjeter pervec njoftimit ne nje cope letre te varur neper markate.Disa mendojne qe tregu do te rikonstruktohet e disa te tjere shprehen se mund ti heqin perfundimisht nga qendra e qytetit. .Per kete kerkojne nga bashkia e Durresit ti informoje me shume rreth kesaj ceshtje.
COMMENTS