Durrës Alarm mjedisor, ndotja në zonën e ish Kënetës, rrezik për jetën e banorëve

Itali/ Kujdestarët e të moshuarve pa Green Pass, duhet të largohen nga shtëpia kuasistojnë
NË RRITJE KËRKESAT PËR DIVORCE, NË 9 MUAJ 1671 PADI NË GJYKATËN E TIRANËS PËR ZGJIDHJE MARTESE…
Prrenjas/Emigracioni i të rinjve jashtë vendit …

Prej 25 vitesh banorët e zonës së “ Ish kenetës” janë të detyruar të bashkëjetojnë më kanalin e hapur të ujrave të zeza, që përshkon rrugën “Azem Hajdari” dhe “Ohri”. I vetmi investim nga bashkia është indiferenca dhe harresa. Qutetarët pohojnë se janë taksapagues të rregullt. Banorët shprehen: -” Ne si banorë kemi një kohë prej 20 e ca vitesh qe kemi nje problem të tillë,në këtë lagje.Problemi qëndron se shteti nuk investon për këtë popullsi që i paguan taksa shtetit. -Une kam që në 94′ që banoj këtu. Rrugët i kemi shtruar më lekët tona. Për kanalizimet vijnë shpesh i shohin, bëjnë matjet dhe asgjë nuk bëjnë. Kanali i ujrave të zeza ndër vite është zgjeruar duke marrë nga të dyja anët e rrugës dhe nëse nuk mbyllet rrezikon të shkojë deri brenda banesave. Veç këtij segmenti të pambyllur të kanalit problem tjetër mbetet edhe rruga e pashtruar. Banorët çdo ditë përballen më vdekjen. Mbyllja e kanalit është e vetmja shpresë për banorët e kësaj zone, ndërsa kerkesa e tyre e përsëritur ka rënë në vesh të shurdhët. Ata deklarojnë se kanë vënë në dijeni për këtë problem edhe kryeministrin, që nuk ju ka ofruar një zgjidhje. Qytetarët iu bëjnë apel Bashkisë Durrës, Ministrisë së Mjedisit dhe te Infrastrukturës  që të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi , i cili është kthyer në një gangrenë për të gjithë banorët e kësaj zone.

COMMENTS

WORDPRESS: 0