Sa të vështirë e kanë komunitetet e zonave të largëta të vendit, të organizohen dhe të luajnë një rol në vendimarrjen e pushtetit lokal për zgjidhjen e problemeve të tyre?
Marrëdhënia mes popullatës dhe vendimarrësve, sidomos kur bëhet fjalë për mënyrën e ndarjes së buxheteve, apo fondeve për projekte të ndryshme, nuk është më e mira e mundëshme. Shpesh, kjo marrëdhënie karakterizonet nga mungesa e transparencës, premtimet e pambajtura e deri edhe në mungesë të theksuar të llogaridhënies.
Organizata “Partner për fëmijët” e mbështetur nga “Lëviz Albania”, prej disa muajsh, po punon me komunitetet e zonave rurale të qarkut të Kukësit për fuqizimin dhe rritjen e aktivizmit dhe rolit të tyre në vendimarrje. Rezultat i kësaj pune është identifikimi i nevojave të tre komuniteteve dhe dërgimi i kërkesës për zgjidhjen e tyre në Bashkinë e Kukësit. Ndër to mund të përmendim kërkesën e kumunitetit të njësisë administrative të Bushtricës, Bicajt apo Topojanit në lidhje me çështjet e rrugëve, furnizmit me ujë të pijshëm, apo mosfunksionimit të kanaleve të ujrave të zeza. Ndër të tjera, anëtarët e këyre komuniteteve kanë këruar edhe takim me Kryetarin e Bashkisë, Z. Safet Gjici për të diskutuar në lidhje me problemet e mësipërme si dhe për të qenë pjesë e vendimarrjes, sa i takon mënyrës së ndarjes së buxhetit për vitin e 2021.
Ndërsa një pjesë e problemeve të parashtruara po merr rrugën e zgjidhjes, nga departamentet përkatëse në Bashki, përfaqësuesit e komuniteteve ende nuk kanë një përgjigje nga kryebashkiaku për takimin e kërkuar.
COMMENTS