Droga në Berat / Rrumbullaku nuk fal, shkarkon kreun e Policisë dhe përjashton 7 të tjerë! Ja kush janë të dëbuarit

Droga në Berat / Rrumbullaku nuk fal, shkarkon kreun e Policisë dhe përjashton 7 të tjerë! Ja kush janë të dëbuarit

Librat falas – Hyn në fuqi vendimi, shtohen kategoritë përfituese
“E keqja e minatorëve nuk ka të sosur, kemi derdhur djersë dhe gjak/ Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën për shkak të mungesës së pagave
Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve tek projekti Velierës.

Drejtoria e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Beratit si dhe ka përjashtuar shtatë efektivë të tjerë duke i bërë ata përgjegjës me argumentin se nuk kanë kryer siç duhet detyrën sa i takon goditjes së paligjshmërisë, konkretisht për “dështimin” tek identifikimi i serave me kanabis, të kapura pak ditë më parë.

Punonjësit

e përjashtuar:
1. Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;

  1. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;

  2. Komisar Ardrit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;

  3. Nënkomisar Artan Musai, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;

  4. Nënkomisar Miço Rakazia., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;

  5. Inspektor Vladimir Toska., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;

  6. Inspektor Gazmend Sula, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

Çfarë ndodhi në Berat?

Pas një muaji hetimesh, policia ndërhyri duke sekuestruar 870 kilogramë kanabis dhe arrestoi 11 persona, mes të cilëve pronarin e tokës, ku ishin ngritur serrat dhe kultivohej lënda narkotike.

Të punësuara në këto sera ishin 95 gra, kryesisht nga zonat periferike të Tiranës. Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Neritan Nallbati bëri publike detaje të këtij operacioni.

Ai tha se u sekuestruan 700 arka dhe 8 thasë me kanabis të përpunuar dhe gati për t’u transportuar dhe trafikuar, me peshë totale 870 kilogramë kanabis.

Prokurorja e prokurorisë së Beratit, Albiona Papajani bëri të ditur se 95 gratë e punësuara qëndronin në kushte tepër të vështira në këto sera dhe nën presion nga organizatorët e trafikimit të drogës.

Njoftimi i policisë:

Shkarkohet drejtori i Policisë së Beratit dhe i ulet grada. Përjashtohen nga policia e Shtetit dhe 7 efektivë të tjerë në DVP Berat, me detyra të ndryshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, zhvilloi një analizë pune me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se pavarësisht se informacioni përmes të cilit u godit veprimtaria e organizuar e kultivimit të kanabisit në sera, në territorin e fshatit Rërëz, ishte tërësisht i strukturave të posaçme për hetimin e krimit të organizuar, në Policinë e Shtetit, mosevidentimi i kësaj paligjshmërie të hapur, nga vetë strukturat vendore të Policisë së Beratit, është tërësisht i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka zhvilluar dhe përfunduar një hetim të thelluar, në përfundim të të cilit, bazuar në shkeljet e rënda administrative që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Drejtues i Parë Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur për emërimin e Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj, në detyrën e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Në vijim, bazuar në shkeljet administrative dhe në mospërmbushjen e detyrave funksionale, Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues, konkretisht:

  1. Kryekomisar B. M., me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
  2. Kryekomisar S. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
  3. Komisar A. H., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
  4. Nënkomisar A. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
  5. Nënkomisar M. R., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  6. Inspektor V. T., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  7. Inspektor G. S., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh.

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.

Në fund të analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat e Policisë në qarkun Berat, angazhim, përkushtim, profesionalizëm, bashkëpunim me qytetarët, performancë, reagim në kohë dhe zgjidhje të problematikave në bazë të kompetencave që iu jep ligji.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është i vendosur për të ndëshkuar cilindo nga radhët e Policisë që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje dhe abuzim që mund të kryhet nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm, profesional dhe ligjor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0