Drizë, Fier/ Prej vitesh familjet rome pa kanalizime të ujrave të zeza

Drizë, Fier/ Prej vitesh familjet rome pa kanalizime të ujrave të zeza

Drizë, Fier/ Bashkia vepron pas reagimit të familjeve rome
Drizë, Fier/ Mobilizimi i banorëve rom për të kërkuar të drejtat bazike, nxiti bashkinë të marrë masa
Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë

Më shumë se 1000 banorë të fshatit Drizë të qytetit të Fierit vuajnë nga mungesa e kanalizimeve prej shumë vitesh . Kjo zonë është e banuar më së shumti nga komuniteti Rom të cilët shprehin shumë të shqetësuar mbi këtë situatë. Ata pohojnë se jetesa e tyre dhe e fëmijëve po bëhet gjithmonë më shumë e rrezikshme pasi kanë kaluar një kalvar të gjatë me episode sëmundjesh si pasojë e mungesës së kanalizimeve.
“Shumë shpesh kanë qenë rastet kur ujërat e zeza bashkohen me ujin e pishëm duke sjellë sëmundje tek banorët. – shprehet kryeplaku i fshatit , “Mes nesh ka njerëz të sëmurë e shumë fëmijë, organizmi i të cilëve është mjaft i dobët për të përballuar sëmundjet si helmimi , diarre e të vjella që shkakton kontamini i ujit të pijshëm nga ujërat e zeza” Po ashtu mungesa e kanalizimeve ka sjellur edhe ndotjen e ajrit gjë që ndikon në shëndetin tonë”
Kjo situatë rëndohet dita-ditës dhe banorët kërkojnë zgjidhje duke deklaruar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë.
Së fundmi Organizata “Së bashku për Integrimin e Romëve në bashkëpunim me “Drejtësi Sociale” do të mbështesin qytetarët për të mobilizuar dhe advokuar për zgjidhjen e kësaj problematike.

IMG 20220326 WA0012

COMMENTS

WORDPRESS: 0