Organizata “Drejtësi Sociale” dhe TIRC organizuan një takim me banorët rom të Drizës në Fier, për të diskutuar mbi hapat që ndërmorën gjatë këtyre dhjetë muajve.
Trokitja në çdo derë për mbledhjen dhe mobilizimin e banorëve për t’ia parashtruar problemet e tyre përfaqësuesve të organizatave ishte fillimi i këtij rrugëtimi i cili gjeti mbështetjen dhe përkrahjen e të gjithë banorëve të cilët bashkëpunuan me njëri tjetrin për nënshkrimin e peticionit drejtuar bashkisë Fier, për problematikën e mungesës së kanalizimeve të ujrave të zeza dhe përmirësimin e infrastrukturës së fshatit.
Ndërhyrja në kanalizimin e ujrave të zeza në një pjesë të zonës së fshatit Drizë ishte një nga investimet , të cilët banorët e diskutuan si një nga arritjet e këtij bashkëpunimi. Ata u shprehën të kënaqur nga punimet e nisura dhe me shpresë se I gjithë fshati do të përfitojë në rregullimin e ujrave të zeza.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për hartimin e projektit për pjesën tjetër të zonës si dhe për gatishmërinë e bashkisë Fier për të aplikuar tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë për financimin e tij.
Banorët treguan gadishmëri per ta ndjekur problematikën edhe pas mbarimit të projektit.
COMMENTS