Drizë, Fier/ Bashkia vepron pas reagimit të familjeve rome

Drizë, Fier/ Bashkia vepron pas reagimit të familjeve rome

Drizë, Fier/ Mobilizimi i banorëve rom për të kërkuar të drejtat bazike, nxiti bashkinë të marrë masa
Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë
Drizë, Fier/ Prej vitesh familjet rome pa kanalizime të ujrave të zeza

Në vijim të kërkesave të banorëve të fshatit Drizë, për zgjidhjen e problemit të kanalizimeve të ujrave të zeza, organizata “Drejtësi Sociale” në bashkëpunim me organizatën “Të gjithë së Bashku për Integrimin e Romëve” kontaktuan me qytetarët duke trokitur në çdo derë të fshatit. Ata biseduan me familjarët mbi problematikën e mungesës së kanalizimeve të ujrave të zeza.
Në takimin e parë aktivistët e të dy organizatave trajnuan familjarët mbi mënyrat e advokimit dhe mbi ligjin për Vetëqeverisjen Vendore. Më pas përfaqësues të organizatave ” Drejtësi Sociale” dhe ” Të gjithë së Bashku për Integrimin e Romëve” së bashku me grupin advokues të përzgjedhur nga vetë banorët shkuan e kontaktuan me përgjegjës për këtë çështje në bashkinë e Fierit, për nxitjen e rregullimit sa më parë të kanalizimeve te ujrave të zeza. Familjarët shprehën shqetësimet e tyre mbi mungesën e kanalizimeve të ujrave të zeza e cila është bërë shkak për përhapjen e sëmundjeve si tek fëmijët ashtu dhe tek të sëmurët kronikë. Ato gjithashtu deklaruan se gropat septike që kanë përdorur deri më tani përhapin ndotjen e ajrit në këtë fshat dhe jetesa aty po bëhet sa vjen dhe më shqetësuese. Familjarët i kërkuan bashkisë Fier të marrë masa urgjente për rregullimin e kanalizimeve të ujrave të zeza duke parandaluar përhapjen e epidemive që shkakton mungesa e tyre.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e bashkisë shkuan në terren për të bërë matjet duke treguar gatshmëri të fillojnë ndërhyrjen për punime në këtë fshat.
Tashmë qytetarët janë në pritje të hartimit të projektit nga ana e bashkisë si dhe aplikimin për të marrë mbështetje financiare nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0