Mes miq dhe shok aktori i mirënjohur i estradës së Elbasanit Ilmi Belshaku, ka promovuar librin e tij të parē të titulluar “Dritëhije të një Jete”. Libri përmban poezi të cilat janë të shkruajtur me një pasion dhe dhimbje nga autori. Nuk munguan vlerësimet e të ftuarve për mënyrën se si ai i ka shprehur vargjet në libër. Disa prej të ftuarve u ndjen të surprizuar nga aftësitë e panjohura më parë të mikut të tyre. Në promovim nuk kishte si të mungonte humori që erdhi aq natyrshëm nga kolegu 45-vjeçar i tij z. Dhimitraq Topuzi, i cili e thumboi me bejten e tij. Në fund autori shpërndau librat me dedikimet dhe autografin e tij, për të ftuarit.
COMMENTS