Drejtësi Sociale/ Diskriminim Gjinor për rimbursimin e energjisë elektrike.

Drejtësi Sociale/ Diskriminim Gjinor për rimbursimin e energjisë elektrike.

Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…
Vajza e vogël rome i drejtohet Erion Veliaj
Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.

Organizata për “Drejtësi Sociale” i  ka drejtuar ankesë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me pretendimin  e diskriminimit gjinor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Shkaku për të cilin pretendohet diskriminimi është  refuzimi i rimbursimit të energjisë në rastet kur personi me aftësi të kufizuar në familje është i gjinisë femërore.

Fatmira Sejrani,  banuese në qytetin e Elbasanit, e cila jeton vetëm me bashkëshortin e saj, prej vitesh është diagnostikuar me sëmundje kronike asma bronchiale dhe si pasojë trajtohet me pension paaftësie për punë nga ISSH-ja.Bashkëshorti i znj. Fatmira është regjistruar pranë Zyrave të Punës Elbasan, si i papunë. Ai ka aplikuar për tu trajtuar me ndihmë ekonomike, por është refuzuar nga sistemi.

Sipas organizatës për ‘Drejtësi Sociale’  znj. Sejrani është paguese e rregullt e faturës së energjisë elektrike, vërtetuar nëpërmjet librezës. Më 14.12.2020 znj. Sejrani ka dorëzuar dokumentacionin e duhur pranë zyrave tëDrejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar rimbursimin e energjisë elektrike në masën e përcaktuar, si persona me aftësi të kufizuar, por nuk e ka përfituar rimbursimin e energjisë me argumentin ligjor se  Udhëzimi Nr. 1, datë 2.2.2015  “mbi zbatimin e vendimit nr, 8 datë  14.01.2015 të Këshillit të Ministrave për Mbrojtjen e Shtresave në Nevojë, nga heqja e fashës deri në 300 KwH për faturimin e çmimit të energjisë elektrike” në pikën 2 përcaktohet se:

Familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar së bashku me deklaratën sipas aneksit 1, duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror”

“Sipas këtij përcaktimi , rimbursimin e energjisë elektrike duhet ta përfitojnë vetëm personat me aftësi të kufizuarqë janë kryefamiljarë. Por siç dihet, sipas modelit të çertifikatës familjare në rubrikën kryefamiljar përcaktohen zakonisht meshkujt (bashkëshorti) dhe jo femrat,” shkruhet në ankesën e organizatës drejtuar KMD.

Pra, sipas këtij përcaktimi ligjor, personat me aftësi të kufizuar të gjinisë femërore nuk mund të përfitojnë rimbursimin energjisë elektrike edhe pse kryefamiljari mund të jetë si në rastin e znj. Sejrani I papunësuar dhe jo i vetëpunësuar.

“Për sa më sipër, ne mendojmë se ky përcaktim ligjor që rimbursimin mund ta përfitojë vetëm  kryefamiljari, është diskriminues për personat me aftësi të kufizuar të gjinisë femërore etj.” —– — theksohet në këtë ankesë.

Organizata kërkon që Komisioneri për Mbrojtjen  nga Diskriminimi të ndërrmarë shqyrtimin e ankesës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0