“Drejtësi Sociale”/Bashkia Korçë bën gati projektin për rikonstruksionin e shkollës “Ymer Dishnica”

“Drejtësi Sociale”/Bashkia Korçë bën gati projektin për rikonstruksionin e shkollës “Ymer Dishnica”

Aktivistet rom dhe egjiptian ndikuan në vendimin e qeverisë për pagën e punonjësve informalë.
Ligji për pensionin familjar, kush përfiton dhe dokumentet që duhen
Ndotja nga plastika…

Gjimnazi “ Ymer Dishnica” në qytetin e Korçës pritet të rikonstruktohet,  pasi kushtet e infrastukturës së godinës  pengojnë arsimimin e rreth 350 nxënësve.  Bashkia Korçë ka bërë gati projektin dhe për rikonstruksionin e godinës dy katëshe me bodrum , për të cilën do të kërkohet vlera 25 000 000 lekë.

Vazhdimisht prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë kërkuar të investohet por deri më sot nuk ka patur ndërhyrje për përmirësiminj e kushtevev të saj, përveç disa investimeve të pjeshme si çatia e godinës apo tarraca.

Klasat e vogla, lagështia, myku, mungesa e laboratorëve dhe e palestrave e bëjnë këtë shkollë të papërshtatshme për mbarëvajtjen e mësimit, madje kjo ka çuar edhe në uljen e numrit të nxënësve që regjistrohen në këtë shkollë.”- shprehet Z. Kristaq Musku,  drejtori i shkollës, Ymer Dishnica për informim.al.

shkolla e amortizuar

Gjithashtu nxënësit dhe prindërit e  kësaj shkolle paraqesin nëpërmjet një “Kërkese për Rikonstruksion” Bashkisë Korçë dhe vënë në dijeni edhe Ministrinë e Arsimit mbi problemet dhe kushtet e papërshtatshme për zhvillimin e mësimit, si shkak i infrastukturës së godinës, mungesës së laboratorëve dhe palesatrave, mungesa e psikologut dhe sociologut, ulje të numrit të nxënësve që e frekuentojnë shkollën si pasojë e këtyre problemeve dhe gjithashtu përballja me segregimin e saj.

 

Qeveria e nxënësve dhe prindërit  pas mungesës së një përgjigjeje nga ana e këtyre institucioneve  i’a adresuan shqetësimin e tyre Organizatës “Drejtësi Sociale” .  Përmes një shkrese drejtuar Bashkisë Korçë, në lidhje me rikonstruksionin e shkollës  “Ymer Dishnica”, “ Drejtësi Sociale” siguroi përgjigjen e cila tregon se Bashkia Korçë ka përgatitur projektin dhe ka aplikuar për financim tek fondi i Zhvillimit të Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale.

shkolla KorceKostoja totale e projektit është 25 000 000 lekë ku  Bashkia merr përsipër kostot e mirëmbajtjes, të cilat do të kryhen nga Drejtoria Mbështetëse me vlerë 5 000 000 lekë. Ndërsa vlera prej 20 000 000 lekësh është kërkuar të financohet nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve.

Organizata “Drejtësi Sociale”  i është drejtuar këtij institucioni  ndaj të cilit kërkon të informohet në lidhje me vlerësimin e projektit për rikonstruksionin e shkollës, afatin e zbatimit, nëse është shpallur fitues apo jo, si edhe skemën  e vlerësimit të projektit për të bërë të mundur vijueshmërinë e mësimit në shkollën që mban emrin e një prej personalieteve më të njohura të zonës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0