Organizata Politike dorëzoi në Bashkinë e Tiranës peticionin me mbi 11.000 firma për rikthimin e menjëhershëm të abonesë së përgjithhme.
Aktivistët dhe qytetarët e mbledhur sot i kërkuan Bashkisë së Tiranës reagim të menjëhersēm në një periudhë 3 ditore ku kërkojnë plotësimin e 3 pikave: përmirësimin e gjendjes së transportit publik, përgjysmimin e çmimit të abonesë për të papunët, pensionistët dhe punëtorët me pagë minimale dhe rikthimin e menjëhershëm të abonesë së përgjithhme.
“3 ditë kohë I japim Bashkisë së Tiranës , përndryshe aktivistët e OP dhe qytetarët e Tiranës do të protestojmë së bashku ditën e premte , përpara këtyre dyerve”.- shprehet aktivistja Vitori Cipi.
Rikujtojmë se Bashkia Tiranë me datë 30 Maj 2021 njoftoi heqjen e abonesë së përgjithshme të transportit urban në kryeqytet për muajt, Qershor, Korrik dhe Gushtme qëllim përmirësimin e shërbimit.
Në një njoftim Bashkia thotë se gjatë këtyre tre muajve do të bëjë verifikime “për riorganizimin dhe ristrukturimin” e transportit publik.
Ky vendim i menjëhershëm ka prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve, sidomos atyre që ndërrojnë disa autobusë për të shkuar në punë.

Qytetar, kërkon rikthimin e abonesë
Qytetari Ismet S. banor i lagjes Laknas shprehet për informim.al se kostot e transportit për të janë të papërballueshme tashmë, nga paga e tij vetëm 10 mijë lekë në ditë, 3 mijë i paguan për transportin, si të mos mjaftojë kjo nuk është i vetmi në familje që përdor urban.” Kam ardh këtu dhe kërkoj të drejtën time për abonenë. Po bëj rrugët në këmbë gjithë ditën, nga 10 mijë lekë që mar 3 mijë duhen për urbanët që na lënë rrugëve nëpër stacione me orët të tëra. Detyrohem të mar Taxi se pronari më heq nga puna.”-
Ndërsa për qytetarin Qerim Ismeni heqja e abonesë së përgjithshme eshtë një aksion më shumë, nga vendimet represive në kurriz të qytetarëve. “Heqja e abonesë së përgjithshme është një veprim Idiotesk, për të mos thënë diçka tjetër. Nuk shfrytëzohen fukarenjtë deri në skaj. Këto njerëz me këto metoda repressive, vetëm lakun u shtrëngon në fyt të varfërve, hiq abonenë, shto çmimin e blietës, blloko rrugën, vështirësoji frymëmarrjen.. etj.”- përfundon ai për informim.al.

Qerim Ismeni, qytetar
Aktivistet e OP që dorëzuan Peticionin u shprehën se janë në pritje të reagimit të Bashkisë Tiranë ndaj mbi 10 000 firmave të qytetarëve dhe kërkesave të paraqitura. “Dorëzuam mbi 11 mijë firma tq qytetarëve, në zyrën e protokollit të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu edhe kërkesat që i kemi përmendur. I lëmë afat 3 ditë përtej afateve ligjore, për shkka se kjo kërkesë immediate e qytetarëve duhet të ketë prioritet në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë.”- shprehet aktivistja e OP.
#Peticion #KtheniAbonete #TransportPublikCilesor #BashkiaTirane
COMMENTS