DOMEN, SHKOLLA PA DRITA E PA UJË

DOMEN, SHKOLLA PA DRITA E PA UJË

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, të moshuarit burg të veçantë me pamje nga liqeni
Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet
Emigracioni për arsye punësimi/ KLSH: Entet e qeverisë nuk po trajtojnë me seriozitet situatën, të bëhet aktiv regjistri i të larguarve

vlcsnap 2018 09 17 13h45m32s624 696x392Ndërsa viti shkollor nisi zyrtarisht këtë të Hënë në shkollën 9-vjecare të fshatit Domen të njësisë administrative Postribë nxënësit bëjnë mësim jasht cdo lloj kushti higjenik e jashtë parametrave normal mësimor.

Shkolla nuk ka ujë as energji elektrike. Banjot nuk janë në funksion për shkak të mungesës së ujit .

Kjo situatë sipas mësuesit të shkollës është prej dy vitesh.

Ndërkohë edhe për kryetarin e e fshatit një situatë e tillë është e papranueshme saqë nxënësit thotë ai marrin shishe uji me vete nëpër canta.

34 nxënës kanë mbetur në këtë shkollë , ndërsa pjesa tjetër janë larguar drejt Gjermanisë bashkë me familjet e tyre.

Jashtë çdo lloj kushti higjenik në shkollë mungojnë kushtet më elementare ndërsa në njërën prej klasave edhe tavani është duke rënë.

Lyerja e shkollës bëhet nga stafi pedagogjik, por puna vullnetare për mirëmbajtje nuk mjafton pasi kjo godinë që quhet shkollë të mbahet në këmbë duhet ndërhyrja e institucioneve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0