Dokumentacioni që  nevojitet për të aplikuar për “Kredi të Butë”

Shemben dy pallate tek Rruga Ura, banorët: ‘Janë të banueshëm!’
Programi për strehimin social: lehtësohen procedurat, kontratë me bashkinë pa nevojën e noterit
Banesat sociale, familjet rome nuk paguajnë dot qeratë

Familjet të cilat kërkojnë të përfitojnë nga program për kredi të buta nuk duhet të kenë banesë në pronësi si dhe të plotësojnë nivelin e të ardhurave . Niveli  i të ardhurave që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë duhet të në kufijtë : 31.618 lekë-52.684 lekë për familjet nga 1-2 persona; 42.593 lekë-67.72 lekë për familjet e përbëra nga 3 persona; 55.05 lekë-86.153 lekë për familjet e përbëra nga 4 persona; 69.748 lekë-109.875 lekë për familjet e përbëra nga mbi 5 persona.

Ja dokumentat që nevojiten për aplikimin e Kredisë së butë:

1.Certifikata e lindjes së aplikantit dhe çertifikata e gjendjes familjare.

2.Vërtetim vendbanimi në bashki.

3.Vërtetim i të ardhurave neto dhe bruto ,(vërtetim punësimi),shoqëruar me vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore për derdhjen e kontributeve të sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

4.Vërtetim nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i familjes nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis ,që mund të përdoret si i tillë.

5.Vërtetim nga ZRPP të origjinës se figuron e regjistruar asnjë pronë e cila mund të përdoret edhe për strehim ,për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi ,për të gjithë anëtarët e familjes.

6.Dokument zyrtar i celebrimit dhe çertifikatat personale,për efekt të llogaritjes së moshës ,për çiftet e reja.

7.Dokument nga oraganet Tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes.

Dokumentet shtesë që kërkohen për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar ,gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara:

1.Dokumentet shtesë që kërkohen për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar në familje, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara etj.

2.Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë të përfshirë në programin e ndihmëës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

3.Vërtetim nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.

4.Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

5.Vërtetim nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë apo ndonjë mjedis ,që mund të përdoret si i tillë. Vërtetim nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat nën fuqi të strehimit.

6.Vërtetim nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë,  e cila mund të përdoret edhe për strehim , për familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi ,për të gjithë anëtarët e familjes..

7.Vendimi  i gjykatës ,që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara ,shoqëruar me vërtetim nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.

8.Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit ,dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar ,për individët me statusin e jetimit.

9.Vërtetim nga komisioni mjekësor për përcaktimin e aftësisë së kufizuar ,për individë me aftësi të kufizuar.

10.Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të  mira ose që rrezikon shembjen , kopja origjinale e vërtetimit e lëshuar nga shërbimet teknike të bashkisë.

11.Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant “,” punëtor emigrant” dhe azilkërkues.

12.Dokumenti i  lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë ,që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës etj.

13.Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.

14.Urdhëri   i mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor , seksioni familjar ,(fotokopje e njehsuar me origjinalin).

15.Vërtetim i  marrë nga Qendra Kombëtare e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror për viktimat e dhunës në familje, e ngritur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

16.Vërtetim nga strukturat e Shërbimit Social ,Qendrave Sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0