Dy prej grave naftëtare, kanë përfunduar sot në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Ndërsa kanë hyrë në ditën e 21-të të grevës së urisë, ato vijojnë të palëkundura kauzën për marrjen e pagave të prapambetura në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.
Sipas raportimeve të mediave lokale dy naftëtaret e hospitalizuara po marrin mjekim dhe kanë pohuar se do t’i bashkohen sërish grevës, sapo gjendja shëndetësore të jetë stabilizuar.
Sipas grevisteve, ato kanë marrë mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Por pavarësisht gjendjes, ato janë të vendosura në kauzën e tyre dhe shprehen se nuk dalin nga greva pa marrë pagat e prapambetura.
Njëra prej tyre u shpreh:
“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori.”
Disa prej shkrimeve që shihen në muret e godinës ku po zhvillohet greva e grave naftëtare:
Grevë Urie, shteti hesht!
Shteti përgjegjës!
Nënat duhet të jenë më pranë fëmijëve!
Fëmijët flenë me barkun bosh!
Fëmijët nuk e njohin privatin, duan bukë!
COMMENTS