Divorcet dhe martesat në Tiranë, periferitë “ruajnë” kurorën

Divorcet dhe martesat në Tiranë, periferitë “ruajnë” kurorën

Tirania është një Përbindësh që ushqehet nga…
Ja kush nuk kualifikohen për legalizim.
Të jetosh duke rregulluar këpucë…

Gjatë vitit të kaluar, vetëm në kryeqytet janë divorcuar 1691 çifte, një shifër kjo që ka pasur rënës në tre vitet e fundit.

Por cilat janë njësitë që kanë pasur më shumë divorce dhe ato që kanë pasur më pak?

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Tiranës, njësia 4, 5 dhe 7, mbajnë nivelin më të lartë me nga 174 zgjidhje martesash secila, duke u ndjekur nga njësia numër 6 dhe 9. Ndërsa ajo që vihet është se njësitë periferike, ish-komunat që i janë bashkuar Tiranës kanë numrin më të ulët të divorceve, ku njësia Bërzhitë dhe Krrabë, listojnë vetëm nga 1 të tillë. Ndërkaq numri total i ndarjeve mund të jetë edhe më i lartë se shifra zyrtare, pasi matja është bërë krahasuar gjendjen civile në fillim të vitit me gjendjen civile në fund të vitit dhe pasi nuk janë përfshirë rastet që janë divorcuar dhe martuar brenda vitit.

Sa i përket martesave, gjatë 2018, janë regjistruar në total 4406 akte martesore në 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Ku rezulton se edhe në këtë raste  Tirana e “vjetër” martohet më shumë, ky kryeson njësia nr. 3, e ndjekur nga  njësia nr.11 apo Lapraka,  njësia 2 dhe 4. Ndërsa shifrat janë më të ulta në periferi, ku minimalja regjistrohet në Shëngjergj, me vetëm 12 akte martesore në një vit. Megjithatë, duhet theksuar numri i divorceve dhe martesave është edhe në varësi të numrit të banorëve që ka secila njësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0