Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve:  Njihni historinë, domethënien dhe rëndësinë e 1 Majit

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve: Njihni historinë, domethënien dhe rëndësinë e 1 Majit

ILO: Papunësia në Shqipëri tek njerëzit e shkolluar
Varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore…
Rritja e çmimeve, qyretarët e pakënaqur… !

Dita Ndërkombëtare e Punës shënohet çdo vit më 1 Maj për të shënuar arritjet e punëtorëve dhe për të përhapur ndërgjegjësimin rreth shfrytëzimit. E njohur gjithashtu si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe 1 Maji, është përkujtuar  në të gjithë globin.

1 Maji  lindi si pasojë e luftës së këtyre të fundit, për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre.  Në 1 Maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune.

Disa detaje të nevojshme që do t’ju ndihmojnë të kuptoni rëndësinë e kësaj dite të veçantë

Historia e Ditës së Punës

Në 1889, Kongresi Marksist Ndërkombëtar Socialist miratoi një rezolutë për një demonstratë të madhe ndërkombëtare në të cilën ata kërkuan që punëtorët të mos detyroheshin të punonin për më shumë se 8 orë në ditë.

Më parë, punëtorët  shfrytëzoheshin  pasi u detyruan të punonin për 15 orë në ditë dhe ishte në vitin 1886 që punëtorët u bashkuan dhe filluan të ngrenë zërin për të drejtën e tyre. Në protestë, ata kërkuan të punonin 8 orë në ditë dhe të pajiseshin me leje dhe pagesë.

8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë për të fjetur! Ishte kjo moto e kijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më pas u përdor nga pjesa më e madhe e lëvizjes së sindikatave në fillim të ‘900-ës. Një moto që i hapi rrugën kërkesave të tjera të përgjithshme dhe caktimit të një dite, pikërisht në 1 maj, ku të gjithë punëtorët mund të takoheshin për të mbrojtur pavarësinë dhe të drejtat e tyre.

Por si nisi rrugëtimi i 1-Majit

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre. më 1 Maj të vitit 1887 u bë një manifestim festiv dhe madhështor, pas protestave të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

Pas kësaj feste, miliona punëtorë,  të organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve, e përfaqëfuan këtë datë dhe filluan të ngriheshin vit pas viti.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendimin: “Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës,”– thuhej në vendim.

Punëtorë të të gjitha Kombeve

Në 1889 një federatë ndërkombëtare e grupeve socialiste dhe sindikatave caktoi 1 majin si një ditë në mbështetje të punëtorëve, në përkujtim të Haymarket Riot në Çikago (1886).

1 Maj-i njihet si Dita e Punëtorëve,  në shumë vende të botës  përkujton punëtorët e të gjitha kombeve që luftojnë për privilegjin e punës vetëm  8 orë në ditë në shekullin e 19-të.

Por ndryshe nga Australia, Kanada, Zelanda e Re dhe SHBA, ku festohet në Shtator, shumica e vendeve Evropiane zgjodhën të festonin Ditën e Punës në 1 Maj për të përkujtuar çështjen Haymarket – një nga demonstratat më të mëdha për të drejtat e punëtorëve të shekullit të 19-të, e cila ndodhi pikërisht atë ditë në Çikago në vitin 1886.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0