Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve jetim, kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati, zhvilloi një vizitë në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.
Nën një atmosferë festive, të organizuar në bashkëpunim me Cirkun Kombëtar, fëmijët kaluan disa momente argëtimi.
Deputeti i PS, Ervin Bushati, në fjalën e tij theksoi se fëmijët janë të rëndësishëm ndaj dhe fokusi i qeverisë shqiptare është plotësisht tek ata dhe mirëqenia e tyre.
“Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë solidarë me fëmijët jetimë për t’u falur atyre dashuri, këtë ndjenjë që në jo pak raste e kanë të mohuar nga familjarë të tyre.
E megjithatë, këta fëmijë kanë gjetur mbështetje nga strukturat shtetërore dhe jo vetëm, por kurrë nuk është mjaftueshëm për t’ua bërë jetën më të lehtë e me të bukur. Si kryetar I PS Tiranë por e dhe si deputet i nj 8 kam ofruar përherë mbështetje për këta fëmijë dhe familjet e tyre. Qeveria shqiptare gjithashtu u ka qëndruar pranë këtyre fëmijëve dhe këtë e ka bërë nëpërmjet hartimit të politikave për t’u ardhur në ndihmë.
Fëmijët nuk janë e ardhmja, ata janë absolutisht e tashmja dhe si të tillë, nuk ndalemi së menduari dhe punuari që t’u ofrojmë atyre siguri, besueshmëri dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.”
COMMENTS