Dita e 16-të e barrikadave në veri të Mitrovicës, s’ka asnjë sinjal për heqjen e tyre

Dita e 16-të e barrikadave në veri të Mitrovicës, s’ka asnjë sinjal për heqjen e tyre

Robert Necaj/ Heroi që i mungon shoqërisë shqiptare
Elbasan :Të rinjtë detyrojnë bashkinë të pastrojë përroin në lagjen “Rrapishtë
Qeveria miratoi dëmshpëblimin për banorët e Zharrës por ….

Barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës prej gjashtëmbëdhjetë ditësh po vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara.

Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it, në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Policia e Kosovës ka shtrirë pikëkontrollet e saj në drejtimin Mitrovicë – Leposaviç me qëllim të pengimit të aktiviteteve kriminale, por duke siguruar kështu edhe lëvizjen e lirë.

Po ashtu, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit aktualisht është e qetë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para tre ditësh ka ritheksuar nga Mitrovica se policia ka kapacitete dhe është e gatshme t’i largojë barrikadat, mirëpo, është në pritje të një përgjigjeje nga KFOR-i, andaj akoma nuk është vendosur për diçka të tillë.

FAXWEB

COMMENTS

WORDPRESS: 0