Strehimi mbetet një ndër problematikat më të mëdha me të cilat përballet komuniteti rom dhe egjiptian në vendin tonë.
Pavarësisht përmirësimit të legjislacionit vitet e fundit për Programet Sociale të Strehimit si Bonusi i Qerasë apo edhe Banesat Sociale situata e tyre ka mbetur e pandryshueshme.
Përsa i përket Bonusit të qerasë në listën e dokumentave të nevojshëm për marjen e Bonusit është edhe sigurimi i Kontratës së Qerasë, e cila është dokumenti më problematik dhe më i vështirë për tu siguruar.
Qytetarë të komunitetit rom shprehen se vështirësia më e madhe është që të bindin individë të maxhorancës që t’ua lënë shtëpitë me qera. Frika e pronarëve të këtyre shtëpive është se pronat e tyre nuk do të mirëmbahet nga këto individë pë shkak të perceptimit që kanë për to.
Nëna e 6-të fëmijëve me inicialet H.F. të mitur anëtare e komunitetit rom në Tirana pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme nuk po mundet të gjejë një banesë për të miturit e saj në këto kushte të vështira atmosferike.
“Lagështia, I ftohti, ambjenti i ngushtë janë bërë të papërballueshme për ne. Më vjen keq për fëmijët, dua të ndryshoj, por nuk më japin një shtëpi. Kur flas me to në telefon sillen ndryshe, por sapo më shohin ndryshojnë mendje.” – Shprehet nëna e 6-të fëmijëve.
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe qytetarë të tjerë të cilët pavarësisht nevojës nuk po mund të gjenë një shtëpi me qera. Ata theksojnë se është diskriminimi për shkak të racës që u bëhet.
COMMENTS