Dilemat e medias sociale

Dilemat e medias sociale

Ndotja,BillGates financon shpikjen që thith dioksidin e karbonit.
Ky është plani i Evropës për t’i rikthyer njerëzit në punë pas Covid-19
EKONOMIA E KUPËS SË BOTËS

Premtimi i teknologjisë për të na mbajtur të lidhur ka dhënë një mori pasojash të padëshiruara që po na prekin. Disa nga këto pasoja janë si më poshtë:

WhatsApp Image 2020 11 01 at 15.54.00       Dilema e shëndetit mendor

Sipas një studimi të revistës amerikane të epidemiologjisë në 2017 me 5,000 persona, u zbulua se përdorimi më i lartë i mediave sociale lidhet me rëniet e vetë-raportimit të shëndetit mendor dhe fizik dhe kënaqësive të jetës.

Teknikat bindëse të rrjeteve sociale si njoftimet, lëvizja e pafund e lajmeve, etj kanë krijuar varësi reagimesh për të na mbajtur të ngjitur pas celularit

WhatsApp Image 2020 11 01 at 15.54.00 1   Dilema e demokracisë

Sipas New York Times numri i vendeve me fushata dezinformuese politike në mediat sociale u dyfishua në 2 vitet e fundit.

Reklamimi në rrjetet sociale i jep kujtdo mundësinë për të arritur një numër të madh njerëzish me shumë lehtësi, duke u dhënë aktorëve të këqijë mjetet për të mbjellë trazira dhe për të nxitur ndarjet politike.

WhatsApp Image 2020 11 01 at 15.54.00 2    Dilema e diskriminimit

Sipas raportit të brendshëm të Facebook 2018,  64% e njerëzve që u bashkuan me grupet ekstremiste në Facebook e bënë këtë sepse algoritmet i drejtuan ata atje.

Algoritmet promovojnë përmbajtje që ndez indinjatë, urrejtje dhe amplifikon paragjykimet brenda të dhënave që ne i ushqejmë ata.

COMMENTS

WORDPRESS: 0