‘Tregu i Shkozës’ nisi të funksionojë, si i tillë, në maj të vitit 2019. Në atë periudhë, 103 anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian nisën punën aty si tregëtarë të mallrave dhe veshjeve të përdorura. Qëllimi final i këtij projekti ishte që, pas një periudhe kohe, shitësit të mund të dilnin nga informaliteti, duke u bërë kësisoj pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore. Për të ardhur në mjediset e këtij tregu, që u ofronte strehë, ndarje të posaçme dhe sistemim dinjitoz, ata lanë rrugët dhe trotuaret ku kishin tregtuar, deri në atë moment.
COMMENTS