Diabeti, në rritje të fortë, dyfishohen rastet në 8 vite

Diabeti, në rritje të fortë, dyfishohen rastet në 8 vite

Gjobat e vendosura nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi/ Janë mbledhur vetëm 20% e tyre në 5-së vite.
Naftëtarët/Ndërpresim grevën dy orë për të dialoguar me kryeministrin.
Durrës: Shëtitorja ” Taulantia” vuan nga degradimi

Një studim i thelluar i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik që u publikua kohët e fundit tregon se, Diabeti (sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak) po rritet me shpejtësi në popullatën shqiptare, si rrjedhojë e stilit të jetesës, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Në vitin 2018, në vendin tonë, janë të regjistruar 78.459 pacientë. Nga viti 2010 në vitin 2018, vihet re dyfishimi i rasteve prevalente me DM (shih grafikun bashkëngjitur).

Sipas studimit, prevalenca më e lartë regjistrohet në rajonin e Elbasanit (349/10.000 banorë), e ndjekur nga rajonet e Durrësit, Korçës dhe Lezhës (përkatësisht 307.7, 302.2 dhe 302.1 për 10.000 banorë). Prevalenca më e ulët është regjistruar në rajonin e Beratit dhe Kukësit (përkatësisht 144.6 dhe 154.4 për 10.000 banorë).

Mirëpo teksa sëmundja po përhapet me shpejtësi, niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti ka ardhur në ulje gjatë 10-vjeçarit të fundit, per ndikimi i tij në shëndet dhe sëmundjet e tjera është mjaft i lartë: sëmundshmëria dhe vdekshmëria që shkakton, kostot sociale dhe ekonomike ndaj individëve, familjeve dhe komuniteteve të lidhura më të.

Ekspertët u shprehën se barra e sëmundshmërisë nga diabeti përbën shqetësim për Shqipërinë, me një rritje potenciale të mëtejshme në dekadat e ardhshme, nëse nuk merren masat e duhura. Diabeti tashmë konsiderohet si një faktor rreziku për sëmundje të tjera kronike dhe për këtë arsye, është i nevojshëm kontrolli dhe parandalimi i tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0