Prej 4 vitesh një 28 vjeçar nga Patosi mbahet në burgun e Zaharise për dhunë në familje, por gjykata e Fierit nuk zhvillon seancat gjyqësore për dënimin e tij.
Babai 28 vjecarit Albert Shehu nga Patosi bën apel dhe kërkon gjykimin e djalit të tij, pasi sipas ekspertizës mjeko-ligjore djali ka dalur me probleme psiqike dhe eshte vendosur masa për mjekim të detyruar si i papërgjegjshëm, por ai shprehet se kanë kaluar 4 vite dhe djali duhet ti bëhet sërish ekspertiza mjeko-ligjore.
Djali i tij akuzohet për dhunë në familje. Ndërkohë babai kërkon ndryshimin e vendimit duke thënë se do të kujdeset vete për djalin.
Sipas tij djali nuk është i rrezikshëm për familjen dhe shoqërinë.
Djali i tij për shkak të papërgjeshmërisë mbahet për mjekim në burgun e Zaharisë.
Ndërkohë para disa ditësh një grua e vra nga ish-bashkëshorti pasi një vit më parë iu kishte ndryshuar masa e caktuar nga gjykata.
Marrë nga Faxweb
COMMENTS