Dhunë dhe padrejtësi për Enea Aliun/Gjykata e Apelit çon në qeli të riun egjiptian: “Shkeli me 15 minuta orarin e ndalim qarkullimit”

Dhunë dhe padrejtësi për Enea Aliun/Gjykata e Apelit çon në qeli të riun egjiptian: “Shkeli me 15 minuta orarin e ndalim qarkullimit”

Ishte në Siri për kthimin e fëmijëve, shefi i antiterrorit zbardh detajet: Kemi identifikuar…
Shkozë / Dëshmitë e banorëve që iu prish shtëpia
Menaxherët në Shqipëri paguhen më pak se pastruesit në BE/Eurostat publikon pagat ………

Filli këputet aty ku është më i  dobët. Fatkeqësisht, kjo shprehje vlen edhe për rastin e 27 vjeçarit egjiptian, Enea Aliu nga qyteti i Beratit.  Që nga paraditja e sotme, kalvari i tij me drejtësinë mori një kthesë të papriturNë përfundim të seancës në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ai është transferuar në burgun e Beratit.

Po çfarë ka ndodhur dhe përse  rasti i tij vlen pëtu veçuar?

Mbrëmjen e 1 Shkurtit, 2021, policia e Beratit vuri në pranga dy shtetas, Andrea Fusha 20 vjeç dhe  Eena Aliu 27 vjeç. Arsyeja ishte  “gjetja jashtë banesave të tyre, përtej orarit të ndalimit të lëvizjes ( 22:00) ,vendosur si pasojë e masave të marra për shkak të pandemisë.” Sipas komunikatës për shtyp, të nxjerrë nga Drejtoria e Policisë së qarkut Berat, ngjarja ndodhi në orën (22 :15) në lagjenDonika Kastrioti”. Ndërkaq, sipas familjarëve të të rinjve që ndodheshin aty në momentin e ndalimit, ndaj tyre u ushtrua një dhunë e pajustifikuar. Kjo vërtetohet nga plagët që mori në trup Andrea Fusha.

Po atë natë, dy shtetasit janë shoqëruar në komisariatine policisë në pritje të seancës  për masën e sigurisë. Në përfundim të saj,  ata u lanë të lirë: përkatësisht Andrea me detyrim paraqitje, ndërsa Enea me arrest shtëpie. Por duket se prokuroria nuk ka qenë e kënaqur me këtë vendim dhe e ka ankimuar atë në gjykatën e Apelit, duke kërkuar në rastin e Eneas arrest me burg vetëm se u kap 15 minuta pas orarit të ndalim qarkullimit. Pikërisht seance e sotme e riktheu Enean pas hekurave  burgut.

Ndryshimi i vendimit nga ana e Gjykatës Apelit Vlorë, sipas gjykimit tim është i padrejtë dhe shkelje  ligjit material dhe procedurial. Ai nuk plotëson asnjë nga kriteret për caktimin e masës sigurimit personal arrest me burg. Enea nuk ka rrezikshmëri sa i takon mundësisë dëmtimit provave dhe as mundësisë për tu larguar nga vendi. Kjo vlen edhe për mundësinëe kryerjes një vepre tjetër penale rëndë, apo të njëjtë me këtë. Hapi i rradhës është rekursi, apo kërkesa për ndryshimin e masës.”, deklaron i revoltuar, përfundim seancës, avokati Gentian Serjani.

Reagimi i shoqërisë civile

Ushtrimi i dhunës, aspak i justifikuar dhe jo-proporcional ndaj shtetasve Andrea Fusha dhe Enea të komunitetit egjiptian nuk është aspak një rast veçuar. Në çdo rast, kufizimi i të drejtave të njeriut, përmes forcës fizike duhet të jetë i arsyeshëm, nevojshëm, proporcional me rrezikun. Në fakt, pas këtij akti dhune nga ana e forcave të policisë, pati reagime nga ana e organizatave të shoqërisë civile. Pasiu njohën me rastin ato, përmes një deklarate të përbashkët, deklaruan se shkelja e ligjit nga rinjtë nuk i legjitimonte veprimet ç’njerëzore të dhunës dhe diskriminimit. Ata kërkuan, gjithashtu, nga institucionet përkatëse marrjen e masave të nevojshme për hetimin e ngjarjes në mënyrë që të vendoset drejtësia dhe raste tilla mos përsëriten .

Kur dhuna shndërrohet rutinë

Rasti i dy të rinjve beratas nuk është aspak i vetmi ndaj të cilëve është ushtruar dhunë nga forcat e policisë. Ai më flagranti mbetet rasti i ndjerit, Enea Ftoi nga Korça. Sipas prindërve tij, ai humbi jetën pikërisht nga dhuna e ushtruar ndaj tij ambientet e komisariatit Korçës, maj vitit 2018.

COMMENTS

WORDPRESS: 0