Dhunë apo sajesë?! E moshuara nga Fieri fajëson djalin dhe nusen, por kushëriri jep tjetër version

Dhunë apo sajesë?! E moshuara nga Fieri fajëson djalin dhe nusen, por kushëriri jep tjetër version

SPAK lëshon urdhër-arrest për Rrumin e Shijakut! I dha avokatit 9 mijë euro për të marrë 45 mijë m2 tokë! Sekuestrohet 403 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit
Nënkryetari i Kuvendit Myslym Murrizi ofendon për herë të dytë grupet vulnerabël/Romët dhe Personat me Sindromën Down
mjeksia, informatika, inxhinieria: ja degët më të kërkuara nga maturantët

Pretendimet për pronat janë bërë shkak për një sherr në familjen Tanku në Fier. E moshuara Marie Tanku pretendon se është dhunuar nga djali dhe nusja.
Djali i saj bashkë me bashkëshorten kishin ardhur nga Italia.Në një intervistë për Fax News, Marie Tanku thotë se djali po tenton t’i marrë shtëpinë me anë të dokumenteve false. Sipas saj, shtëpia i është dhënë trashëgimi vajzës para se bashkëshorti i saj të ndërronte jetë.

“Djali

më goditi për shkak të pronave. Nuk donte nusja që djali të kishte marrëdhënie me ne. Është shtëpia ime dhe më qëlluan me grushte, nusja më mori dhe më shtypi. Djali më goditi dhe bërtisja: ndihmë! Pastaj ikën dhe më lanë aty. Kërkojnë ta kenë shtëpinë e tyre dhe e kanë bërë me dokumente false. Nëse gënjej të më varin në mes të pazarit, të bëhem shembull. Trashëgiminë ia kam lënë çupës ynë, me dokumente dhe më të tërë. Burri para se të vdiste i la amanet vajzës, që vajza të jetë pronare e shtëpisë dhe i dorëzoi dokumentet. Ato mund të thonë shumë gjëra dhe shtëpinë e kam bërë me burrin tim. Mos ti bëjnë false, pa firmën time dhe të burrit. Djali u martua dhe iku në Itali. Ti shikojnë gjërat, kush ka të drejtë unë ose ai. Ata erdhën më hunj të më vrisnin mua”, tha ai.
Nga ana tjetër, djali i xhaxhait thotë se kushëriri i tij ishte kthyer nga Italia dhe kishte prerë biletë vajtje-ardhje pasi vuan nga kanceri. Ai thotë se kushëriri nuk e ka dhunuar nënën,duke hedhur poshtë kështu pretendimet e të moshuarës.

Sipas tij, shtëpia, për të cilën është bërë sherri, rezulton të jetë në pronësi të kushëririt dhe kjo siç tha ai vërtetohet me anë të aktit pronësor.

“Zonja rezulton se nuk ka asnjë shenjë dhunë. Djali i xhaxhait është arrestuar. Policia është detyruar që pa prova dhe pa fakte. ta arrestojë. Djali i xhaxhait ka ndenjur dy ditë në birucë. Janë në dijeni [për sëmundjen] sepse këto janë me fakte. Janë mesazhet që e motra i uron të shkuara, por këtë e dinte dhe e ëma. Edhe lagjja e dinte se është me kancer. Ajo shtëpi është më akt pronësie në emër të çunit të xhaxhait tim”, theksoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0