Dhjetëra familje pa energji elektrike në jug të vendit

Dhjetëra familje pa energji elektrike në jug të vendit

Elbasan/Flet nëna e dy vëllezërve Kovaçi
Divorcet në rritje, boom padish për pension ushqimor, ekspertët: Duhet VKM për minimumin jetik për fëmijët
Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Temperaturat në juglindje kanë kapur – 11 gradë celsius, temperatura këto të shoqëruara me reshje dëborë dhe erëra të forta. Për shkak edhe të rrjetit të amortizuar elektrik, në shumë prej fshatrave të juglindjes, me mijëra familje kanë ngelur pa energji elektrike. Në Maliq momentalisht nuk janë duke u furnizuar me energji elektrike njësia administrative Lozhan dhe Vreshtas, ku problematika situata paraqitet në fshatin Petrushë. Në këto dy njësi administrative me tepër se 3000 familje ndodhen në errësirë.

Edhe në njësinë administrative të Leskovikut në Bashkinë e Kolonjës ka probleme, ku mbi 400 familje nuk janë duke u furnizuar me energji elektrike. Shkëputje të herëpashershme ka edhe në njësitë administrative të Lekasit dhe Vithkuqit në Bashkinë e Korçës dhe njësinë administrative të Mokrës në Bashkinë e Pogradecit.

Veç këtyre, një numër familjesh po kalojnë këto ditë të ftohta pa energji për shkak të kushteve ekonomike ku ndodhen.

UKT ka bërë thirrje për të ruajtur tubacionet që nga data 21 Janar dhe masa janë marrë në disa sektorë të vendit për të pastruar rrugët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0