Ditën e djeshme në emisionin “Mam po ti”, ku marrin pjesë këngëtarë të rinj dhe votohen nga nënat e tyre, performoi një vajzë me një këngë indiane.
E pyetur nga Arditi pse kishte zgjedhur një këngë të tillë, ajo shprehet se amaja e saj ndiqte telenovela indiane dhe për ta kënaqur atë kishte bërë këtë zgjedhje dhe se dhe ajo vetë e pëlqente këtë muzikë.
Por kur Arditi e pyet mamanë se nëse do ta martonte ajo vajzën me një indian, ajo reagon e befasuar dhe mohon duke qeshur e duke lënë te kuptohej që as me shaka mos e thuaj.
Pra edhe pse jemi në prag të vitit 2022, shoqëria shqiptare e ka të pamundur pranimin e kulturës ndryshe dhe sidomos kur bëhet fjalë me një shoqëri ku ndryshojnë jo vetëm traditat e zakonet por dhe ngjyra e lëkurës.
Sipas informacioneve historike minoriteti rom që jeton prej vitesh në Shqipëri e ka prejardhjen nga India. Shqiptarët nuk e pranojnë martesën e fëmijëve tyre me një anëtarë/e të minoritetit rom.
COMMENTS