‘Dhe yjet rrinë dhe vështrojnë…’/Ekspozita me temë sociale e piktorit Gazmend Leka

‘Dhe yjet rrinë dhe vështrojnë…’/Ekspozita me temë sociale e piktorit Gazmend Leka

Situata nga covid-19 në Shqipëri/ Zv.ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë
Pogradec, familjen rome e dëbojnë nga shtëpia.
Rikthimi i Adele pas divorcit” Fillova të mendoj për veten time”

Një ekspozitë e veçantë është hapur në Galerinë FAB në Tiranë prej datës 16 nëntor. Piktori i mirënjohur Gazmend Leka ka paraqitur për publikun dhe admiruesit e arteve ekspozitën me titullin ‘Dhe yjet rrinë dhe vëzhgojnë’.

Nëse më parë autori ka ardhur me disa seri pikturash më intime, si ekspozita Taso me portretet e mikut të tij të ngushtë, nudot ‘Kaloi një grua’, tashmë autori vjen me një temë sociale, ku në qendër janë personat e pastrehë që jetën e shtyjnë rrugëve të zhurmshme të Tiranës. Secila pikturë ka në qendër një person të pastrehë, burrë, grua, apo dhe fëmijë, të cilët paraqiten në mjediset ku jetojnë, lypin apo mbledhin kanaçe. Sipër kokave të tyre, një aureolë pafajësie, si të ishin ikona. Është e pashmangshme që subjektet e çdo pikture të krijojnë një gjendje emocionale, sidomos tek ata që janë banorë të Tiranës dhe i njohin subjektet edhe personalisht. Këta janë njerëzit që ne shpejtojmë t’ju ikim, thotë autori në shpjegimin e ekspozitës.

E pra, kur hyn në FAB, është e pamundur t’i ikësh vështrimit të tyre, pamjes së mjeruar. Nëse në rrugë nxiton t’u ikësh atyre që lypin apo që janë të pastrehë, në galeri je i panxitur të largohesh, sepse ndryshe nga situata reale, piktura nuk kërkon prej teje ndihmë. Në galeri nuk ka nevojë për arratisje; vëzhguesi mund të tronditet i lirë nga varfëria që deri në atë pikë nuk e kishte parë me vëmendje, për shkak të pandjeshmërisë e nevojës për të zgjidhur problemet personale të çastit, deri dhe për hir të një dëshire për privatësi të të pastrehëve. 

 

Temat sociale janë prekur shpesh në pikturat e artistëve shqiptarë, por kjo është hera e parë që kanë një strukturë kaq direkte drejt vendosjes nën vëmendje të personave në nevojë. Një ekspozitë e tillë ngjall emocione të forta dhe bën apel në të njëjtën kohë, pa humbur asgjë nga aspekti artistik. 

 

Ekspozita do qëndrojë hapur deri në 7 dhjetor, në oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-21.00.

 

 IMG 2658IMG 2662

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0