Detyrat me qiri/Qindra familje shqiptare në nevojë nuk mund të bëjnë një lidhje të re të energjisë elektrike

Detyrat me qiri/Qindra familje shqiptare në nevojë nuk mund të bëjnë një lidhje të re të energjisë elektrike

Elbasan/ Qytetari nuk merr dot pensionin nënës, pasi…
Elbasan/ Njoftim pune me preferenca raciale
Aksident në Rrugën e Kombit, tre të plagosur
Familjet ne nevoje pa energi elektrike, foto ilustruese

Familjet në nevojë pa energji elektrike, foto ilustruese nga webi

Qindra familje në nevojë nuk mund të lidhin kontratën e energjisë elektrike në banesat e tyre pasi nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet paraprake që duhen për lidhjen e kontratës së re.

Këto familje janë në errësirë totale dhe pa mundësi ngrohjeje në periudhën e ftohtë të dimrit.

Lidhja e një kontrate të re më OSHE-për një individ ka një kosto prej rreth 30 000 lekë (tridhjetë mijë lekë, të reja) , kosto kjo e papërballueshme për një familje në nevojë.

Aktiviteti ekonomik i këtyre familjeve është kryesisht mbledhja e mbetjeve të riciklueshme, punë informale, apo trajtimi me ndihmë ekonomike, të ardhura këto të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet mujore dhe jo për të ndarë mënjanë një shumë prej 30 000 lekë (tridhjetë mijë lekësh).

Janë rreth 230 familje sipas të dhënave që ka mbledhur Organizata “Drejtësi Sociale” në disa prej qyteteve të shqipërisë ku ka anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, 100 prej të cilave janë vetëm në  qytetin e Fierit, ne zonat Levan, Drize, Mbrostar. Situata vazhdon të jetë e njëjtë për disa familje  edhe në qytete si Kavajë, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Pjesa më e madhe e këtyre familjeve kanë fëmijë të mitur të cilët duhet të shkojnë në shkollë. Pamundësia për të pasur elektricitet në shtëpi, u’a heq atyre mundësinë për të qenë të barabartë si gjithë të tjerët. Ata nuk kanë  ndriçim, ngrohje, mundësi për tu ushqyer apo ngrohur ujin për nevojat higjeno-sanitare.

Babai i 3 djemve të mitur nga Korça është shprehur më parë për informim.al, se e vetmja gjë që dëshiron  është që fëmijët e tij të jenë me mundësi të barabarta me fëmijët e tjerë.  “Ata shkojnë në shkollë dhe përpiqen të mësojnë, detyrat ndonjëherë i bëjnë pasdite dhe të shumtëne  rasteve i bëjnë me qiri. Nuk kam lekëpër ta lidhur energjinë elektrike.” shprehet kryefamiljari nga Korça.

Një pjesë e mirë e familjeve kërkojnë si zgjidhje që kjo shumë që duhet në fillim për lidhjen e kontratës të paguhet më këstë nepërmjet një marrëveshje me operatorin. Këstet e së cilës të paguhen në formën e kësteve mujore, ndërkohë që paguajnë energjinë e konsumuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0