Detaje të reja mbi vdekjen e 34 vjeçares në Elbasan, mjekët nën hetim për neglizhencë

Detaje të reja mbi vdekjen e 34 vjeçares në Elbasan, mjekët nën hetim për neglizhencë

Elbasan, qytetarët ankohen për mbifaturimin e energjisë
Elbasan/ 13 vjeçari humb jetën duke ecur somnambul
Me nevojë dhe aftësi të veçantë

Dalin detaje të reja për rastin e 34 vjeçares në Elbasan që ka humbur jetën pas një aborti. Gruaja e identifikuar si Etleva Çullhaj, dy muajshe shtatzënë, është nëna e dy fëmijëve  përkatësisht 10 dhe 14 vjec. Ajo ka shkuar në maternitetin e Elbasanit një ditë më parë për të kryer një abort, dhe pas rreth një ore, është kthyer në banesë. Gjatë pasdites, konkretisht rreth orës 18:00 ajo ka nisur të shfaqë komplikacione shëndetësore e për pasojë ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit. Atje, ka humbur jetën.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për dy mjekët të cilët asistuan në procedurën e abortit. Mjeku gjinekolog Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, po hetohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë  me dije se aborti ka qënë i detyruar të kryej abort pasi foshnjës në bark i kishte ndalur zemra. Kjo është deklarata e mjekëve kur janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Në disa media kanë rrjedhur detaje të deklaratave të mjekëve, nga ku informacione personale të jetës së gruas janë komentuar gjatë marrjes në pyetje. Detaje mbi mënyrën e saj të jetesës, numrin e aborteve që kishte kryer, dhe epitete të cilat rëndojnë dhimbjen e familjarëve të gruas që la jetim dy fëmijë. Nëse është i vërtetë lajmi se bashkëshorti i saj është në burg në shtetin helen, rëndohet situata më tej për dy fëmijët që mbeten pa kujdes prindëror.

Sipas studimeve të deritanishme, kryerja e një aborti mund të rrisë riskun e tromboembolisë, njësoj ose diçka më pak sesa në shtatzani e çuar deri në fund. Shtatzania është një nga faktorët më të shpeshtë të riskut për trombozë, e për këtë arsye, medikamente antikoagulante përshkruhen nga mjekët pas largimit të pacientes nga materniteti ku ka kryer lindjen ose abortin. Gjithsesi do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek nëna e dy fëmijëve, banore në lagjen “5 maji “ në Elbasan.

Të tjera detaje në lidhje me vonesën e ambulancës, mund të jenë bërë shkak i vdekjes së parakohshme të saj.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0