Detaje nga krimi i rëndë në Kavajë / E lidhi në makinë dhe e dogji të gjallë

Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, në kërkim një efektiv policie, largoi me motor autorin e sulmit nga vendngjarja
Shoqata e Minatorëve fiton gjyqin e parë ndaj Albchrome
Futbolli shkëput nga situata e rrugës dhjetëra fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian në nevojë

Kavajë: Zbardhen të tjera detaje të rënda nga krimi horror që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për se 48-vjeçari Bilbil Shirja ka qenë përdorues alkooli dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij 45 vjeçe, Fëllënxa Shirja, prej dy muajsh.

Siç mëson gazetarja Haxhiaj nga vendngjarja, gruaja jetonte te prindërit e saj pas ndarjes, por ditën e sotme 48-vjeçari ka shkuar dhe e ka marrë gruan kundër dëshirës së saj.

Mësohet se Bilbil Shirja e ka lidhur gruan në makinë dhe pasi kanë ecur reth 10 kilometra, në pyllin e fshatit, i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, dhe më pas është varur në një pemë.

Shkak i krimit tronditës mësohet se ka qenë xhelozia, pasi burri mendonte se 45-vjeçarja e tradhëmakinatonte. Ata ishin prindër të dy fëmijëve, 21 dhe 18 vjeç./ BalkanWeb

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0