Dëshmia e të miturës që u përdhunua nga 5 persona

Dëshmia e të miturës që u përdhunua nga 5 persona

Elbasan/ Dy të mitur largohen nga familjet
Durrës/ Futet në det për të shpëtuar dy fëmijë, humb jetën 19 vjeçari
Grabitet filiali i postës shqiptare

Ora News ka arritur të sigurojë dëshminë rreth ngjarjes tronditëse për të miturën në Lezhë me të cilën kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë 5 persona.

Në prani të prindërve të saj dhe të psikologes ajo ka treguar se si ka nisur i gjithë abuzimi me 5 personat tashmë të burgosur.

 

Largimi nga shkolla

Në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla me makinën e tij…ishte një makinë e bardhë. I kishte thënë të ulej në sediljen e pasme, pasi ishte e vogël në moshë dhe mund t’i hapeshin probleme” tregon në dëshminë e saj në policinë e Lezhës.

Gracka

Vajza dhe Artan Kacorri kanë vijuar të flasin në telefon. Abuzimi i dytë ka ndodhur në një ditë tjetër kur prindërit nuk gjendeshin në banesë. Ai ka kryer sërish marrëdhënie seksuale me të. Gjatë bisedave telefonike Artan Kaçorri i ka folur edhe për shokët e tij, për Nik Lleshin më së shumti. Vajza tregon se Nik Lleshi e kishte marrë në telefon dhe i ka bërë presion se do të publikonte një video intime të saj nëse ajo nuk do të pranonte ta takojë.

‘Nuk e dija për çfarë videoje bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video. E kam takuar Nikën gjatë pushimit të madh në shkollë. Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…’ ka dëshmuar vajza.

Vajza ka dëshmuar se ‘Vetëm frika e publikimit të ndonjë videoje intime më ka çuar nëpër këto takime. Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste se si shkonin punët me Nikën.’

 

Të njëjtën teknikë të shantazhimit me video kanë përdorur edhe Albert Molla dhe Ermal Tarazhi me vajzën e mitur.

‘Ermali më ka marrë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin…Aty më ka shantazhuar me video intime dhe pa dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.’

Vajza është bërë viktime e abuzimeve seksuale sa herë që këta kërkonin. I fundit që ka nisur të abuzonte seksualisht me të miturën ka qenë nipi i Artan Kaçorrit A.GJ.

E tronditur psikologjikisht dhe e gjendur në një grackë të vërtetë vajza i ka treguar nënës së saj e më pas babait të cilët janë paraqitur në komisariat me një kallëzim penal për të pestë abuzuesit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0