DERISA VDEKJA TË NA NDAJË !!

DERISA VDEKJA TË NA NDAJË !!

Emigracioni për arsye punësimi/ KLSH: Entet e qeverisë nuk po trajtojnë me seriozitet situatën, të bëhet aktiv regjistri i të larguarve
Tregu i fruta-perimeve, monopol.
Elbasan/ Minoriteti rom kërkon investime në rrugë dhe kanalizime.

auto divorcee 780x4391501248562Me sa duket shqipëtarët nuk po i qëndrojnë besnikë kësaj shprehje,divorcet janë kthyer trend në rritje në vendin tonë. Të dhënat zyrtare të nxjerra nga zyrat ligjore tregojnë për një shifër të lartë të çifteve të divorcuara,rreth 500 çështje për 6 mujorin e parë të këtij viti. Ndërkohë psikoligët cilësijnë se shkaqet kryesore të këtij fenomeni,papërgjegjësitë e çifteve për të marrë një hap kaq të rëndësishëm në jetën e tyre,papunësin dhe emigracionin duke bërë që nga mospërballimi i jetesës çiftet të gjejnë rrugën më të shkurtër,atë drejt zgjidhjes të martesës. Psikologia, Antonjeta Pero shprehet: – Mospërgatitja mendore e çifteve për të hyrë në këtë betejë që është jeta familjare,është shkaku kryesor. Shkak tjetër është gjendja financiare në të cilën ndodhet familja,gjithashtu emigracioni ku familjet jetojnë të ndara prej shumë vitesh. Ka edhe mjaft shkaqe të tjera siç janë: droga,alkooli,lojrat e fatit dhe shumë të tjera. Psikologia Pero liston disa nga këshillat,që një martesë të rezultojë e fortë. -Duhet të përgatiten për të qënë familjarë është bukur te dashurosh,të bashkëjetosh,por kur mer përsipër të ndërtosh një familje përgjegjësia është akoma edhe më e madhe,duke ditur se në një familje të ndryshon orari. Të ndryshon mëngjesi,dreka ose mbas pune kur kthehesh gjen fëmijën tënd,bashkëshorten,ku duhet të buzëqeshesh pak më shumë si njëri prind si tjetri. Ndër të tjera psikologia Pero i cilëson shqipëtarët si të papërgatitur dhe aspak të denjë për të marë një hap të rëndësishëm si martesa. -Shqipëtarët janë të papërgatitur për mardhënie në çift,e theksoj është punë e shkollës,e mësuesve,psikologëve që të flasin hapur më nxënësit sidomos me të rinjt,adoleshentët. Komunikimi dhe mardhënia në çift janë ato që e mbajnë familjen. Ndarja e çifteve në fillim të viteve 1990, mund të komentohej në opinion si një ngjarje e rëndësishëm,por në ditët e sotme divorci maksimumi mbetet një problem midis palëve në ngjarje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0