Deri atëherë përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime teksa pushon buzë Adriatikut.

Deri atëherë përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime teksa pushon buzë Adriatikut.

“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…
Mungesa e mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta…
Lufta ndaj diskriminimit, a mjafton vetëm një ditë?

Siguria e pushuesve në plazhet e shumta të Gjirit të Durrësit është ende në diskutim.Sezoni turistik ka filluar dhe pothuajse i gjithë brezi i rërës është zaptuar nga subjektet private që ofrojnë qëndrim por jo siguri për pushuesit.Çdo subjekt privat duhet të ket edhe nje vrojtues plazhi ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jënë çdo 200-250 metra plazh , kjo rrit kostot e subjektit dhe ul fitimin sezonal.

Me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që cdo subjekt privat të ket vrojtues plazhi.”

Në plazhin e madh mungon dhe sinjalistika dhe koridoret e dukshme të hyrje-dalje në det të mjeteve lundruese që përdoren për argëtimin e pushuesve .Në policinë bashkiake të Durrësit bëjnë të ditur se dhjetra subjekte private që kanë zënë hapësirat janë njoftuar se brenda javës së ardhshme duhet të shlyejnë detyrimet dhe të marrin lejet përkatëse të përdorimit të plazhit .

Pas datës 15 qershor objektet do ti nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme për plotësimin e kushteve në plazhe. Deri atëherë përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime dhe secili duhet të rrisë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve për të dhënë ndihmën e parë teksa pushon buzë Adriatikut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0