Depresioni tek fëmijët…

Depresioni tek fëmijët…

Ai është i fortë si një burrë i madh, me dëshira minimale për jetën…
Makina përfshihet në flakë gjatë ecjes, policia jep detajet: 27-vjeçari që e drejtonte…
“Teatri”, reagon ashpër Adi Krasta

shendeti10 Tetori,shënon ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Çdo vit kjo ditë i kushtohet aspekteve të ndryshëm të shëndetit mendor të popujve, duke filluar me çështje të tilla si depresioni dhe vetëvrasja e duke vijuar me rëndësinë që ka kualifikimi i personelit në përballimin e kërkesave të popullatës për shërbime të shëndetit mendor.

Organizata Ndërkombëtare “Young Minds”, e cila merret me shëndetin mendor të fëmijëve, ka thënë se 1 në 10 fëmijë të moshës 5 – 16 vjeç vuan nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor, si stresi, depresioni, ankthi dhe shqetësimi.

Fëmijët njësoj sikur të rriturit përjetojnë stres, ankth apo depresion, ndërsa burimi i këtyre çrregullimeve mund të jetë divorci i prindërve, bullizmi, shpërngulja në një qytet tjetër, presioni nga shokët e shoqet dhe të tjera.

Është e rëndësishme që prindërit ta kuptojë kur fëmija i tyre ka probleme të tilla dhe ti adresojnë në një mjek.

Po në Shqipëri si është situata?”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0