Deçan – vazhdon situata e emergjencës te banorët me shenja helmimi

Deçan – vazhdon situata e emergjencës te banorët me shenja helmimi

Programi i ndërtimit në Rrogozhinë: tre vite zvarritje
U dëmtua nga moti i keq, rivendoset në punë linja 35kV Shkodër-Velipojë, bashkë me nënstacionet
Sondazhi: Pagat e ulëta, arsyeja kryesore pse s’duan punë në Shqipëri, të rinjtë

Komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të situatës së krijuar në këtë komunë ku me shumë se 1.500 banorë kërkuan ndihmën e mjekut me simptoma të helmimit. 

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur në këtë komunë, rreth 70 kilometra larg Prishtinës, por dyshimet e para u hodhën te furnizimi me ujë nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”. Ndërkohë, gjatë kësaj të hëne janë raportuar dy raste vdekjeje të cilat u cilësuan si të dyshimta dhe besohej se kishin lidhje me helmimin. 

Por ky informacion është hedhur poshtë nga ministri i shëndetësisë Bujar Vitia, i cili u shpreh se rastet e vdekjes në Deçan nuk kanë lidhje me rastet e dyshuara për helmim, prandaj për këtë arsye prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të martë ka zhvilluar një vizitë në këtë komunë ku ka deklaruar se ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit. Osmani ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë dhe që kjo gjendje të tejkalohet. 

“Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit”, tha Osmani.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që t’u gjendet pranë me ekspertizë dhe për çdo ndihmë të nevojshme, pasi Shqipëria dhe Kosova janë gjithmonë krah njëra-tjetrës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0