Situatë problematike në Kukës për shkak të reshjeve të dëborës. Vështirësi ka pasur kryesisht në orët e para të mëngjesit ku reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura.
Shumë banorë të fshatrave përreth qytetit janë bllokuar nëpër rrugë duke mos pasur mundësi të lëvizin për blerje apo për të shkuar në spital.
Gjithashtu në këto zona ka shkëputje të energjisë elektrike.
Banorët i kërkojnë instancave shtetërore të marrin masa për pastrimin e rrugëve nga dëbora “I kërkojmë shtetit të pastrojë rrugën se ka të sëmurë dhe nuk shkojnë dot në spital. Nuk kemi energji elektrike, vjen me shkëputje sa për të na gënjyer”
Kjo është dëbora e parë në vend dhe trashësia e saj ende nuk i ka kaluar 10 cm.
COMMENTS