Mëngjesin e sotëm banorët e zonës së 5-së Majit janë zgjuar nga forca të shumta të policisë dhe inspektorë të IKMT-së të cilët kanë shembur 4 banesa në vazhdën e projektit ‘Tirana Riverside”.
Në orën 04:00 AM të mëngjesit sipas banorëve të rrugës “Pal Hasi” është ndërprerë energjia elektrike dhë në orën 08-të kanë arritur në terren forcat e policisë dhe në orën 10 ka nisur shembja.
Banorët që kanë bërë rezistëncë janë shprehur për mediat se proçesi i shpronësimit me Bashkinë Tiranë ka qenë jo i rregullt sipas tyre. Pasi aty nuk ka afate të përcaktuara se kur duhet të përfundojë ky proçes, sipërfaqja që do të përfitojnë apo shuma e bonusit të qerasë më të cilin do të trajtohen, janë këto arsyet që kanë çuar në një mosmarrëveshje mes bashkisë dhe banorëve.
- Shembja e banesave
E moshuara Liza Marku të cilës ju shemb banesa 3-katësheka përjetuar së bashku me fëmijët e saj dhunën policore, ajo tregon për mediat se jeton në këtë këtu prej 25 vitesh dhe se gjithë mundi e djersa e jetës së tyre është kjo ndërtesë që u shemb para syve të saj këtë mëngjes të 19 Janarit 2022.
“Na kanë njoftuar para 4 ditësh që do u’a shembin banesën , por ne s’mund të gjejmë banesë për 4 a 5 ditë, s’kemi ku të shkojmë. Kjo ndërtesë është bërë me djersën e fëmijëve të mi. Kanë ardh jashta ligjit duke na i shemb banesat që në orën 8-të. S’di ku kam ilaçet e zemrës. Ato na thonë ma dhuro shpine mu, të bëjmë pallate, e ti shko ku të dush. ”- shprehet me dëshpërim e moshuara.

Liza Marku
Rezistenca që kanë bërë banorët ndaj forcave të policisë nuk e ndaloi shembjen.
Kryefamiljari Fadil Mëziu, pronar i një vile 3-katëshë në të cilën jeton me familjen e tij të madhe, u arrestua nga efektivë te policisë disa minuta pasi fadromat mbërritën në oborr. Pas përpjekjeve të tij për të komunikuar me mediat, ai është ndaluar nga 6-të efektivë të policisë dhe shoqëruar për në komisariat, ndërkohë gjithë familja etij ishte e ngujuar në banesë për më shumë se një orë.
“Kjo është shtëpia ime, nuk kam pranuar të bëj marrëveshje me Bashkinë Tiranë dhe çështja është në Gjykatë. Ne nuk e lëshojmë shtëpinë’. –shprehet ai.
- Kryefamiljari Fadil Mëziu
Ndërkaq për evakuimin e banorëve është dashur që policia të hyjë me dhunë në banesë dhe të përdorë forcën për ti nxjerrë anëtarët e tjerë të familjes. Djali I familjes kishte lidhur veten me pranga në tarracën e shtëpisë, ku është dashur ndërhyrja e 11-të oficerëve të policisë për ta zbritur atë.
Sipas Avokatit të organizatës Drejtësi Sociale, parë nga raportimi në media, shoqërimi dhe forca e përdorur nga efektivët e policisë në këtë rast është në shkelje të të drejtave të njeriut dhe se kemi të bëjmë me shkelje të rregullave të përcaktuara nga OKB-ja në lidhje me standartet që duhet të zbatojë shtetet gjatë procesit të dëbimit me forcë.
“ Ndër to mund të përmendim orarin ku është ndërprerë energjia elektrike dhe orarin ku efektivët e policisë së shtetit kanë bërë rrethimin e zonës. Gjithashtu, një nga standartet e përcaktuara nga ky plan është dhe mos kryerja e dëbimit duke shkelur dinjitetin dhe të drejtat e njeriut për jetën dhe sigurinë e të prekurve. Nga pamjet vërejtëm se standarti i përcaktuar në këtë plan është shkelur dhe në drejtim, të ndërmarrjes së hapave nga shteti për të garantuar që gratë të mos i nënshtrohen dhunës dhe diskriminimit me bazë gjinore në rrjedhën e dëbimeve dhe të drejtave të fëmijëve.”- shprehet avokati Sejrani.
COMMENTS