Dashuria nuk njeh moshë, por njeh ngjyrë: emisioni ‘Ka një mesazh për ty’ zbulon paragjykimet e dhimbshme

Dashuria nuk njeh moshë, por njeh ngjyrë: emisioni ‘Ka një mesazh për ty’ zbulon paragjykimet e dhimbshme

Elbasan/ Njoftim pune me preferenca raciale
Neglizhencë apo paaftësi? Vdekja në vetmi e nënës rome ngre dyshime për Spitalin e Neurokirurgjisë në Tiranë
Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet

Në emisionin e sotëm të së Dielës Shqiptare në TV Klan, në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’, u prezantua rasti i një çifti me diferencë moshe. Orgesi fton partneren e tij Mirandën për t’i shprehur asaj publikisht dashurinë, për t’i hequr asaj çdo dyshim se ai do të rrijë me të. Çifti ka diferencë prej dhjetë vitesh moshe, ku Miranda është më e madhe. Por siç tregon ai, martesën e parë, të bërë në moshën 24 vjeçe nga ku ka lindur dhe një vajzë, sot 13 vjeçe, nuk ia pranuan dot prindërit, pasi ish-bashkëshortja është një grua me ngjyrë. Presupozohet se me termin ‘me ngjyrë’ bëhet fjalë për një grua të komunitetit rom ose egjiptian.

‘Paragjykimi rëndoi mbi ish-bashkëshorten time,’ u shpreh ai. Ndërkohë për familjen e tij që jeton në Poliçan, një grua dhjetë vite më e madhe nuk është problem. Shoqëria shqiptare e ka shumë të rëndësishme, sidomos në zonat më rurale, që djali a burri që martohet të jetë më i madh se vajza a gruaja. Por mesa duket, racizmi është faktor më rëndues sesa mosha.

Orgesi thotë se marrëdhëniet me ish gruan i ka të mira dhe vajzën e sheh sa herë të dojë. Ai është i vetëdijshëm se martesën e parë e ka shkatërruar mentaliteti por nuk ka arritur sidoqoftë ta mundë atë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0