Një numër i lartë mësuesish në Durrës ,nuk kanë të derdhura sigurimet shoqërore nga pundhënësi i tyre “Drejtoria Arsimore Rajonale”. Alarmi jepet nga kryetari i konfederatës së sindikatave te pavarura të qarkut Durrës,Zija Alhysa.
Zija Alhysa: “Janë nga viti 2013 deri në 2017 me shkëputje ,por ka shum muaj pa u paguar sigurimet”.
Mësuesit në mënyrë të veçantë ato që kanë mbushur moshën për të dalë në pension ,gjate plotësimit të dokumentacionit janë përballur me parregullsi . Mosderdhja e sigurimeve shoqërore nga punëdhënesi DAR Durrës i ka penalizuar,për më tepër që nuk kanë qenë në dijeni të këtij fakti . Për muaj të veçantë në disa raste, por edhe për vite të plota mësuesit figurojnë të pasiguruar prane drejtorisë rajonale të tatimeve ne Durrës.
Zija Alhysa :”Këtë e vërtetuam nga njerëzit qe kanë dalë në pension që kanë patur shumë problem për ti gjetur muajt dhe kanë bërë lloj-lloj fallsifikimesh për ti mbushur mendjen që është bërë,por atje nuk llogariten lekët sepse ke firmos librez tani më mbrapa. Kur nuk janë derdhur kontributet nuk llogaritet as te pensionet as te sigurimet. Ne kërkojmë që gjithë ato muajt që janë të verifikohen edhe të gjithë ti kthehen arsimtarëve lekët e veta. Kjo bëhet fjalë për të gjithë arsimtarët , por janë me shkëputje muajsh “.
Shifrat janë alarmante sips z.Alhysa, i cili në të njëjtën kohë sqaron se nga frika arsimtarët ngurojnë ta pranojnë këtë fakt ,sepse rrezikojnë vendin e punës. Ristrukturimi i Drejtorise Arsimore Rajonale në rang Kombëtar e ka ndërlikuar edhe më tej situatën . Transferimi i të dhënave në zyrën arsimore Durrës kërkon kohë , duke mos krijuar mundësi për të monitoruar atë që ka ndodhur gjatë periudhës 2013-2017,me sigurimet shoqërore të mësuesve.
COMMENTS