Daphne Caruana Galizia, gazetarja e vrarë në 2017 – çfarë po ndodh me hetimet për autorët

Daphne Caruana Galizia, gazetarja e vrarë në 2017 – çfarë po ndodh me hetimet për autorët

Shqipëria e 3-ta në BE për numrin e fëmijëve azilkërkues
Gjinar : A po zbehet kjo zonë turistike?
Vëndresh Mal, në Skrapar: “Shkolla gërmadhë me 5 nxënës

Familja e gazetares së vrarë malteze, Daphne Caruana Galizia dhe ekipi juridik që i përfaqëson në Maltë dhe ndërkombëtarisht, dha një konferencë shtypi të shtunën në mëngjes.

Konferenca u thirr pas publikimit të gjetjeve të një hetimi dyvjeçar mbi rrethanat e vdekjes së gazetares. Ajo u vra në vitin 2017 kur një bombë shpërtheu brenda makinës që po drejtonte, vetëm disa metra larg shtëpisë së saj.

Për dy vjet, familjes dhe ekipit të tyre ligjor iu desh të luftonin që autoritetet malteze të hapnin një hetim. Ish-kryeministri Joseph Muscat refuzoi kategorikisht hapjen e një hetimi të tillë, duke deklaruar se nuk ishte i nevojshëm.

Pas presionit nga aktor të rëndësishëm si Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Parlamenti Evropian, Bashkimi dhe Komisioni Evropian, aktivistë, gazetarë, media, dhe OJQ të ndryshme, qeveria pranoi të hapë hetimin në momentin e fundit, për të shmangur pasojat ligjore nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut.

Hetimet  zhvilluan 98 seanca dhe 120 dëshmi të grumbulluara. Ai arriti në përfundimin se qeveria malteze, shteti dhe ish-kryeministri Joseph Muscat ishin përgjegjës për vrasjen e Caruanas. Jo vetëm që mund ta kishin parandaluar vrasjen, por ndikuan në përkeqësimin e situatës, në mënyrë aktive, dhe kontribuan në rrethanat që sollën vdekjen e gazetares.

Gjatë konferencës për shtyp, Caoilfhionn Gallagher QC në Doughty Street Chambers në Mbretërinë e Bashkuar tha se bashkësia ndërkombëtare duhet “t’i përgjigjet disa pyetjeve të vështira ” se si e lejuan vrasjen të ndodhte.

Ajo vuri në dukje se ata ishin në dijeni të krimit dhe korrupsionit në Maltë, si dhe rënien e sundimit të ligjit. Ata ishin gjithashtu të vetëdijshëm mbi rreziqet që i paraqiteshin Dafnës gjatë jetës së saj, përfshirë sulmet personale, sulmet fizike, sulmet ndaj shtëpisë së saj, kërcënimet, ngacmimet gjyqësore dhe vrasjen e qenve të saj.

Për më tepër, e gjithë kjo ndodhi në një shtet anëtar të BE -së, i cili është gjithashtu pjesë e OSBE -së, Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës.

Ajo tha se situatë në Maltë “u lejua të qelbëzohej” dhe se duhet të kishte një “proces reflektimi ndërkombëtar për mënyrën se si u lejua të ndodh nën hundët e tyre.”

Një nga tre djemtë e Daphne-s, Paul, tha se raporti kishte konfirmuar atë që ata dyshonin prej kohësh. Ai shtoi se nëse shteti do të ishte më i përgjegjshëm, nëna e tij do të ishte ende gjallë sot.

“Raporti konfirmoi atë që ne dyshonim prej kohësh; se shteti duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e saj dhe se ajo do të ishte ende gjallë sot. Pikërisht kjo më kumbon në vesh … se ajo duhet të ishte ende gjallë sot. ”

Një nga gjetjet më tronditëse të raportit ishte se qeveria, përfshirë kabinetin dhe Zyrën e Kryeministrit, ishin bashkëpunëtore në organizimin e një fushate të koordinuar shpifjesh kundër gazetares, me qëllim  dehumanizimin dhe delegjitimimin e investigimeve të saj, shumica e të cilave ekspozonin korrupsion të konsiderueshëm mes politikanëve, bizneseve dhe kriminelëve.

Për më tepër, duke ditur rreziqet me të cilat ajo përballej për jetën e saj, qeveria nuk bëri asgjë për të siguruar mbrojtje, por, në fakt, e përkeqësoi situatën e saj.

Pesë vjet pas vrasjes së saj, askush nuk është dënuar për organizimin ose kryerjen e atentatit. Hetimet për rastin ende vazhdojnë.

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0