Dajana Shabani fyen dhe tallet me komentuesin live në emision

Dajana Shabani fyen dhe tallet me komentuesin live në emision

Griqan të Elbasanit/ Balla: Nuk ishte vënë dorë prej 45 vitesh. Kë fajëson Balla?!!!
​Eurodeputetja e pyet për martesat mes të miturve, Hahn zbulon sa para ka marrë Shqipëria për komunitetin Rom e Egjyptian
Vijon dita e dytë e protestës/Maturantët: Nuk do ndalemi …

Moderatorja e emisionit “D’Night” Dajana Shabani fyen dhe tallet me një komentues live në emision, pas kësaj ka reaguar aktivistja e Shoqërisë Civile.
Aktivistja Ola Tare i dërgon nëpërmjet emailit një letër publike redaksisë së Ora News në të cilën kërkon një falje publike.
Sipas saj, moderatorja e emisionit D’Night Dajana Shabani dhe e ftuara Luljeta Nallbani kanë përdorur njerëzit si objekte, kanë fyer, tallur dhe komentuar gjendjen mendore, orientimin seksual të një individi, duke fyer kështu një komunitet të tërë.

Në emisionin e datës 7 Tetor 2021 moderatorja Dajana Shabani lexon komentin e qytetarit Aleks Rushiti i cili ndër të tjera në komentin e tij kishte thënë se, është 60 vjeç dhe kërkonte një grua midis moshës 38-42 vjeç për të bërë një fëmijë. Ai e kishte humbur bashkëshorten përpara dy vitesh.

Në studio znj. Nallbani në mënyrë ironike thotë që: “Rushiti do shushunja në tru, nuk mbushka mirë. Dashka fëmijë moj nuk ka pjellë me të parën. Rrushiti mbase nuk pjell, nuk bën fëmijë. Nuk bën Rrushiti do jetë Gay…”
Nëpërmjet këtij komenti znj. Nallbani përveçse e ironizon dhe e tallet me atë që z. Rushiti ka shkruar dhe duke marë parasyshë komentet në rrjetet soçiale të këtij emisioni ky nuk është i vetmi, edhe si pasojë e formatit.

Përveç orjentimit seksual ndaj z.Rushiti ka patur edhe komente fyese në rrjetet sociale ku vihet në dukje përkatësia e tij etnike. NJë komentues shkruan se ai është rracë “Magjypi”. Në këtë mënyrë ky qytetar diskriminohet dyfish nga përdoimi i termave fyes për të dy këto komunitete.

Komentet e qytetarëve në facebook

Komentet e qytetarëve në facebook

Gjithashtu shqetësues është fakti se në një moment dëgjohet të thuhet “I ka ikur kosherja”, duke vënë në dyshim gjendjen e tij mendore, gjë e cila ka ndikuar shume negativisht në gjendjen shëndetësore të personit sipas aktivistes Tare, e cila është e afërme e personit.
Më tej znj. Nallbani ngre pyejtjen nëse ai është mashkull 100%, duke shkuar edhe më tej me talljen e tyre drejt z. Rushiti.

Znj, Tare ndër të tjera tregon për informim.al se ajo është e vendosur t’i shkojë deri në fund nëse nuk merr një ndjesë publike nga Znj. Shabani dhe znj. Nallbani. “Pres një ndjesë publike nga moderatorja Shabani dhe Znj, Nallbani, në të kundërt do t’i drejtohem Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionerit për Mbrojtjrn nga Diskriminimi nëpërmjet një ankese.”- shprehte ajo e shqetësuar.
Në letrën e nsur z. Tare shprehet se mënyra se si ato e kanë trajtuar komentin ka ndikuar në gjendjen psikologjike dheemocionale të z. Rushiti dhe të të afërmëve të tij.

“Znj. Shabani nuk mund të fyejë dhe të tallet me personalitetin e një personi, kushdo qoftë ai. Nga ana tjetër, askush mund të gjykojë jetën e dikujt tjetër qoftë kjo moderatorja e emisonit apo znj. Nallbani, duke diskutuar orientimin seksual të komentuesit. “- shkruan ndërkaq në letrën e dërguar redaksisë së Ora News.

Letra e Plotë;

Të nderuara,

Marr shkas t’ju shkruaj nisur nga puntata e datës 7 tetor 2021, e emisionit “ D’Night”, drejtuar nga znj. Dajana Shabani. Në një fragment të emisionit, znj. Shabani lexon komentin e z. Aleks Rushiti, shkruar në kanalin tuaj në Youtube.

Mënyra sesi znj. Shabani dhe znj. Luljeta Nallbani komentojnë mbi shkrimin e tij, është totalisht e patolerueshme.
znj. Shabani nuk mund të fyejë dhe të tallet me personalitetin e një personi, kushdo qoftë ai.                                                                    Nga ana tjetër, askush mund të gjykojë jetën e dikujt tjetër qoftë kjo moderatorja e emisonit apo znj. Nallbani, duke diskutuar orientimin seksual të komentuesit. Mënyra sesi të dyja zonjat kanë trajtuar komentin, kanë ndikuar negativisht jo vetëm në gjëndjen psikologjike dhe emoçionale të z. Rushiti, por edhe tek të afërmit e tij.

Gjatë sezonit të transmetimit të emisionit “D’Night” mund të keni me dhjetra mesazhe apo komente të tilla, por kjo nuk ju jep të drejtën të talleni me personat që ju shkruajnë, aq më tepër pa njohur historinë e tyre. Dëshiroj t’ju bëj me dije zonjave, që ekziston një ligj për mbrojtjen nga diskriminimi, i çili nuk lejon të përdorin njërëzit si objekte për të rritur audiençën. Aq më pak të talleni me ta.
Në pritje të kërkesës së faljes publike nga znj. Dajana Shabani dhe znj. Luljeta Nallbani.

Mbesa e Aleksit,
Ola

Kliko këtu për të parë videon

COMMENTS

WORDPRESS: 0