Çuditen mjekët. 11-vjeçares i zhduket  tumori i pashërueshëm

Çuditen mjekët. 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm

Nëna lehonë tregon për ditët në burg: ‘ka qenë e vështirë’
Një mollë në ditë, mban doktorin larg. Mit apo Fakt?
Me dëshirë dhe me detyrim: Gratë e paguajnë ‘nën dorë’ aksesin në shëndetësi

Vajza nga Teksas, SHBA, ishte ankuar për dhimbje koke. Pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresive.

Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë konfirmonin lajmin e keq. Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje të aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje.

Vajza filloi t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë. Prindërit ishin me vajzën te kopshti zoologjik kur morën lajmin se skaneri i fundit tregoi që tumori ishte zhdukur plotësisht. Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur ashtu.

Shumica e fëmijëve të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje e humbin jetën brenda pak javëve, por 11-vjeçares tani nuk i ka mbetur asnjë shenjë e tumorit. Ajo vazhdon të marrë kimioterapi për siguri, por i është kthyer veprimtarive që bënte më parë.

3 33

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0