Covid-19 shton diskriminimin racor/ Aktivistja rrëfen ngjarjen e rëndë

Covid-19 shton diskriminimin racor/ Aktivistja rrëfen ngjarjen e rëndë

Diplomacia kulturore, si një zgjidhje për imazhin e rrënuar të Shqipërisë
Agjensia Shtetërore e Kadastrës në Elbasan me drejtor të ri/ Zbulohet kush e zëvëndëson
Gjykata/ Bashkia Tiranë të dëmshpërblejë 2.5 milion lekë ricikluesin egjiptian

Racizmi, diskriminimi i akumuluar, paragjykimi dhe përshtypjet e gabuara mbi komunitetin rom dhe egjiptian mbizotërojnë në Shqipëri po ashtu si dhe në vende të tjera në Europë.

Përveçse përballen me shifra të larta të papunësisë, shkallë të ulët të regjistrimit në shkolla, si dhe kushtet e përgjithshme të mjerueshme të jetesës ata ndeshen me retorikë diskriminuese duke sjellë një rritje të gjuhës së urrejtjes. Komuniteti rom veçanërisht ka qënë i shënjestruar përgjatë pandemisë së COVID-19.

Në një incident tipik, aktivistja Romina Sefa raportoi për Informim.al “Unë kam qënë duke lëvizur me autobus me linjën e Kombinatit pasi isha duke shkuar për në punë ndërkohë që në momentin që kam qënë duke shkuar tek rreshti i fundit i autobusit u përplasa me një zonjë e cila sa më pa mua, u ngrit dhe më shtyu nga parakrahu. Unë nuk kisha synim të ulesha afër saj sepse sediljet ku ajo ishte ulur ishin të zëna. Dukej haptazi që atë e shqetësoi ngjyra ime e lëkurës dhe prandaj ajo reagoi në atë mënyrë duke më shtyrë ndërkohë që të tjerët reaguan me sjelljen e saj të pahijshme.
Ju drejtova me fjalët, pse reagon në këtë mënyrë? Ndërsa me të bardhët nuk bëri asnjë reagim ndërsa kundrejt meje më shtyu direkt dhe më pa shumë keq. Nuk i pëlqeu prania ime aty.

Më tej aktivistja shprehet e revoltuar dhe thotë: “Unë kam krijuar imunitet nga rracistët dhe nuk më bën më përshtypje sepse kam rënë pre e tyre qëkur kam qënë në klasë të parë. Më është dashur të kaloj shumë vështirësi dhe peripeci, por e kam luftuar brenda vetes dhe nuk e kam problem. Por dua të them kur ma bëjnë mua këtë gjë, një njeriu që vishet më mirë dhe higjienën e kam në rregull dhe duke respektuar masat anti covid, çfarë mund të bësh një personi tjetër që është i varfër, është veshur keq dhe nuk ka mundësi? Ai mund të bëhesh pre e bullizimit të tjerëve vetëm sepse nuk ka ato kushte që duhet të ketë që të jetë i pranueshëm nga shoqëria”-përfundoi ajo.

Ky virus nuk është i lidhur me një vend ose një grup specifik njerëzish dhe mënyra e vetme për të kapërcyer këtë situatë të vështirë është duke qënë humanë me njëri-tjetrit dhe të mos cënojmë askënd. Shqiptarët duhet t’i qëndrojnë njëri-tjetrit pranë në këtë situatë të vështirë. Nëse mund të ketë ndonjë gjë më ngjitëse se një virus, është solidariteti ynë.

Në këto kohë sfiduese, i bëjmë thirrje qeverisë për përpjekje të veçanta për të siguruar që grupet e margjinalizuara dhe pakicat etnike, veçanërisht romët, të mos përballen me disavantazhe shtesë, diskriminim, gjuhë ose krime të urrejtjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0