Covid-19/ Qeveria Greke merr masa për ti ardhur në ndihmë qytetarëve

Covid-19/ Qeveria Greke merr masa për ti ardhur në ndihmë qytetarëve

Deklarate Publike / Shoqëria civile deklaratë për projekt vëndimin e Bashkisë Tiranë ku sot do të miratojë disa taksa për shtresat në nevojë…
Taksë kufiri 10 Euro për person vetëm në aeroport
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

Greqia tjetër paketw mbështetëse për punëtorët dhe biznesin e goditur nga pandemia. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka paraqitur paketën mbështetëse me nwntw pika për punëtorët dhe kompanitë.

Ja  pikat kryesore tw mbwshtwetjes:

1- Kompensimi për arsye madhore dhe mbulim total i kontributeve të sigurimit shoqëror, për sa përfshihen në listën e bizneseve në pezullimin e përkohshëm;

2- Pezullimi i TVSH-së deri më 30 prill 2021, për kompanitë, funksionimi i të cilave është pezulluar sërish në nëntor;

3- Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit për borxhet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore që janë ripërshtatur në program favorizues, për kompanitë, funksionimi i të cilave është pezulluar;

4- Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit, për borxhet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore që janë ripërshtatur në program favorizues, për punëtorët që janë në sistem pezullimi në nëntor;

5- Vijim i pezullimit të shlyerjes së kësteve të kredive, në marrëveshje me Unionin e Bankave Greke, për të gjithë të përfshirët në listën e bizneseve, funksioni i të cilëve është pezulluar, deri në fund të vitit;

6- Shtyrje e të gjitha asistencave të papunësisë që skadojnë në muajin Shtator, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor për dy muaj akoma;

7- Punësim në platformë elektronike për të paktën 50% të personelit, në sektorin publik dhe privat, përveç aktiviteteve ku nuk është e mundur. Zgjerim i fleksibilitetit në orarin e paraqitjes dhe largimit nga puna në sektorin privat;

8-Ulje e qirasë me 40% në pasuritë e paluajtshme për bizneset me qendërnjësitë rajonale “me rrezikshmëri të lartë”. E njëjta gjë vlen për vendbanesën e punëtorëve të bizneseve që nuk funksionojnë, si dhe shtëpitë me qira të fëmijëve studentë;

9-Fuqizohet programi financiar “paradhënie me kthim” në Nëntor, bazuar në uljen e xhiros në muajt shtator-tetor, si dhe në muajin dhjetor, për uljen e xhiros në nëntor. Programi i ndihmës financiare parashikon huazim nga arka e shtetit pa kthim deri në 50% të shumës;

Gjithashtu, qeveria greke ka marrë masa dhe për fuqizimin e sistemit shtetëror duke punësuar 7000 mjekë, infermierë dhe personel mjekësor kohët e fundit.

Njësitë e Terapisë Intensive janë shtuar nga 557 shtretër në 2019, kanë arritur në 974 dhe  shtohen vazhdimisht.

Testimet ditore janë 25000, tridhjetë herë më shumë se në valën e parë, deri tani kanë arritur në 1.8 milionë.

Ekipet lëvizëse të Institutit Shëndetësor kanë kryer më shumë se 450,000 teste.

Strukturat e kujdesit shëndetësor primar janë përfshirë në mënyrë aktive në trajtimin e pandemisë, me 185 Qendra Shëndetësore dhe 42 Klinika Rajonale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0