Covid-19/ Ndërron jetë avokati në Berat

Covid-19/ Ndërron jetë avokati në Berat

Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës
Përpjekja e dytë për marrjen e ASA: në 2021 Skënder Gjinushi iu përgjigjej akuzave për “kapjen” e ASA, sot përsërit të njëjtën retorikë
Reagon Eriselda Sefa, ‘përgënjeshtroj lajmin për therjen e pulës, ndihma ekonomike do i kthehej në janar’

Ndërron jetë kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat, Agron Mahmutaj. Prej javësh ishte i intubuar pas infektimit me Covid-19.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit që prej vitit 2017, avokati Agron Mahmutaj nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Mësohet se 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga virusi disa javë më parë. Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u mbajt disa ditë në oksigjenim. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ditët e fundit avokati 51-vjeçar pësoi një agravim të menjëhershëm dhe dje ai ndërroi jetë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0