Si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë nënë e bir. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rahovec dhe lajmin e bëri me dije kryetari i komunës, Smajl Latifi.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju!”, shkruan ai në Facebook.
Ndërkohë, këtë javë, Kosova ka shënuar viktima të shumta si pasojë e Covid-19, të personave të rinj në moshë. Kujtojmë se kanë ndërruar jetë edhe dy gra shtatëzanë.
COMMENTS