Periudha e vështirë e pandemisë ka nxjerrë në pah, në çdo vend, qasjen që shteti ka ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vendit. Ndërkohë që në vendet e Evropës Prëndimore janë akorduar shumë paketa të ndihmës financiare, për të gjitha shtresat gjatë këtyre muajve të gjatë, Shqipëria është mjaftuar me dy paketa dhe vetëm një ditë më parë Ministrja Spiropali deklaroi në Parlament se nuk do të ketë më të tilla, pavarësisht situatave, pasi sipas saj buxheti i shtetit nuk është“sofra e Sudes”,
Jo larg nesh, në Prishtinë duket se Bashkia ka një qasje shumë më humane dhe solidare për banorët e gjithë komunës. Qytetarët e Prishtinës do të përfitojnë një ndihmë prej 8 milionë euro për t’i bërë ballë sfidave qëka sjellë pandemia. nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka deklaruar për mediat se kategoritë që do të përfitojnë nga kjo ndihmë janë personat e infektuar mbi moshën 65-vjeçare. Ata do të marrin 100 euro ndihmë në muaj dhe 3 mijë që do të marrin asistencë sociale 80 euro në muaj. Ndërkohë në lidhje me bizneset, Nushi theksoi se për to do të akordohet një grant me vlerë 5 milionë euro. Sipas të dhënave të fundit numri I personave të infektuar në Komunën e Prishtinës është 15 mijë. Ndërkohë komuna parashikon edhe ndihmë për familjet në asistencë sociale. Sipas nënkryetarit gjatë pandemisë numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale është rritur dhe aktualisht janë 3 mijë të tilla. Përveç 80 eurove në muaj ato do të përfitojnë edhe dru për ngrohjeje falas. Një tjetër kategori ëhstë edhe ajo e personave me aftësi ndryshe, të cilët gjithashtu do tëpërfitojnë 80 euro në muaj.
Për nënkryetarin shumë e rëndësishme është edhe ndihma që do t’i ofrohet bizneseve. Pakoja, ose grantii aprovuar në Kuvend ka një vlerë prej 5 mijëeurosh. Sipas tij, pjesa më e madhe e këtyre ndihmave do të shpërndahen deri në datën 25 dhjetor.
Gjithashtu sa i përket linjave të urbanëve falas në Prishtinë ai theksoi: “E kemi marrë vendimin që më herët. Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka qenë një propozim i PDK-së, që për periudhën 4-mujore derinë fund të marsit të aprovohet kjo masë, pra qytetarët të përdorin urbanët pa pagesë”.
COMMENTS