Covid-19/ INSTAT: Rekord vdekjesh në T3, 1,288 persona më shumë humbën jetën

Covid-19/ INSTAT: Rekord vdekjesh në T3, 1,288 persona më shumë humbën jetën

Minimumi Jetik/ Mos përcaktimi sjell pasoja tek familjet e varfëra
Protesta kundër fiskalizimit/Shumë biznese kanë ulur qepenat
​Banka Botërore: Gjysma e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë, 20 mijë persona në varfëri ekstreme

Teksa Shqipëria është në valën e dytë të Koronavirusit numri i vdekjeve shënon një rritje të shpejtë në tre mujorin e tretë 2020.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për periudhën Korrik-Shtator 2020, rezulton se kanë humbur jetën 6.294 persona, duke shënuar një rritje prej 25,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019. Në total janë shënuar 1,288 vdekje më shumë. Mesatarisht në këtë periudhë kanë humbur jetën 68 persona në ditë nga 60 që ishte mesatarja e 2019.

Shifrat e tremujorit të tretë mund të mos reflektojnë realitetin, pasi për shkak të Koronavirusit numri i jetëve të humbura mund të jetë shumë më i lartë sesa raportohet deri tani. Sipas të dhënave të deritanishme numri i personave që kanë humbur jetwn gjatë pandemisë është 590, por këto të dhëna janë vetëm të atyre që janë diagnostikuar me Covid-19.

Për tremujorin e parë 2020, numri i vdekjeve të shënuara ishte 6,115 persona, por pati një rënie të ndjeshme në të dytin 4,989 persona  humbën jetën, shifër më e ulët se e të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në total për 9 mujorin, pra në periudhën Janar-Shtator2020 janë shënuar gjithsej 17,4 mijë jetë të humbura.

Në raportin e INSTAT, në të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënohet rritje e numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në  tremujorin e  tretë 2020,numri  më  i  vogël  i  vdekjeve  regjistrohet  në  qarkun  e  Kukësit,  me  138 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.706 vdekje. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Vlorës, me 2,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Lezhës, me 46,4%.

COMMENTS

WORDPRESS: 0